Udha e shkarkimit
Mbledhja e jashtëzakonshme prej disa orësh e mbajtur të hënën nga Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka rezultuar me kërkesën për shkarkim të guvernatorit Hashim Rexhepi.
Ky bord i kërkon presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Kosovës, që në mbledhjen e parë të iniciojnë shkarkimin e Hashim Rexhepit, guvernatorit të arrestuar, i cili akuzohet për disa vepra penale.
“…Pas diskutimeve të shumta dhe analizës së situatës së krijuar në BQK, pas arrestimit të z. Hashim Rexhepi, Bordi i propozon presidentit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që në mbledhjen e parë të Kuvendit të iniciojë procedurën e shkarkimit të guvernatorit z. Hashim Rexhepi…”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij bordi.
Pasi jepen sqarimet përkatëse se mbi cilat ligje dhe nene, ky propozim i dërgohet kreut të shtetit dhe Kuvendit, në faqen zyrtare të BQK-së saktësohet edhe personi i cili merr kompetencat e guvernatorit tashmë të arrestuar.
”Në pajtim me nenin 29.6 të Ligjit për BQK-në, z. Gani Gërguri, zëvendësguvernator për funksione bankare, do të ushtrojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e guvernatorit derisa të plotësohet posti i lirë i kësaj pozite”, sqarohet në njoftimin zyrtar.
Në fakt, para se Bordi i BQK-së të merrte këtë vendim, gjatë ditës së hënë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u është drejtuar me një letër zyrtarëve drejtues të këtij institucioni.
Në letrën drejtuar kryetarit të Bordit, Gazmend Lubotenit, presidenti i shtetit i kërkon Bordit të BQK-së që të ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për ta zgjidhur situatën e fundit të krijuar në këtë institucion.
“Siç edhe jeni në kuptim të plotë të urgjencës së kësaj çështjeje, mirëpres veprimin tuaj të menjëhershëm”, ka shkruar presidenti Sejdiu në letrën e tij dërguar Bordit, të hënën.
Efekti duket se ishte i menjëhershëm. Disa orë më vonë, Bordi i BQK-së njoftoi se ka marrë vendim për të propozuar shkarkimin e Hashim Rexhepit nga detyra e guvernatorit.
Ndërkohë, arrestimi i Hashim Rexhepit, guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), duket se do të jetë një test i rëndë për drejtësinë në vend.
Përveç urdhrit për arrestim të dhënë nga kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Isabela Arnal, i tërë rasti “Rexhepi” është në duart e vendorëve.
Për këtë test, i pari i këtij lloji për institucionet e vendit, janë të brengosur edhe zyrtarët ndërkombëtarë në Prishtinë.
Edhe pse këtë rast e ka tërësisht drejtësia vendore, zëvendësimi eventual i guvernatorit Rexhepi, e përfshin edhe Zyrën Civile Ndërkombëtare në Prishtinë.
Shefi i ICO-së, Piter Feith është personi i cili duhet të pajtohet me propozimin eventual të institucioneve vendore, për përzgjedhjen e guvernatorit të ri.
Por duket se vetë ICO-ja është në merak se mos vendorët do të ngutën për të gjetur guvernatorin e ri, para se Gjykata të thotë fjalën përfundimtare për Hashim Rexhepin.
“Meqë të gjithë flasin për rend dhe sundim të ligjit, është mirë që të gjithë të ndjekin procedurat ligjore”, thotë një burim ndërkombëtar për Express.
Sipas tij, nuk do të ishte fare mirë për vendin, të bëhen propozime të tilla, para se të përfundojë procesi gjyqësor ndaj Hashim Rexhepit.
Për çfarëdo propozimi për guvernator të ri, do të duhej të pajtohej edhe Piter Feith, i cili nuk do ta jepte pëlqimin, pa u respektuar procedurat ligjore.
“Jo vetëm që Feith do të refuzonte ta miratojë ndonjë emër të ri pa përfunduar procesi gjyqësor ndaj Rexhepit, por kjo do të shkaktonte dëme për vetë vendin edhe përballë institucioneve ndërkombëtare si FMN-ja apo BB-ja”, thotë zyrtari ndërkombëtar për Express.
Kjo është e precizuar edhe në Kushtetutën e Republikës, saktësisht në nenin 158 të saj, që flet për Autoritetin Qendror Bankar në vend.
“Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës do të emërohet nga presidenti i Republikës së Kosovës, pas marrjes së pëlqimit nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar”, thuhet në këtë nen.
Por zyrtarët ndërkombëtarë në Prishtinë theksojnë se rol të madh në këtë rast ka edhe Bordi i BQK-së, i cili duhet të vendosë për masat që duhet të ndërmarrë pas situatës së krijuar me guvernatorin Hashim Rexhepi.
Sipas Ligjit për BQK-në, saktësisht nenit 18.2, pika (b), bordi i këtij institucioni përzgjedh kandidatët për guvernator, së paku dy emra, dhe i dërgon për miratim në Kuvendin e Kosovës.
Më pas, është Kuvendi i cili emrat e dominuar i dërgon për emërim te presidenti i Republikës, i cili përzgjedhjen e tij duhet ta bëjë ne konsultim me ICO-në.
Por zyrtarët ndërkombëtarë në Prishtinë, duket se shqetësohen nëse eventualisht nuk do të respektohen procedurat ligjore.
“Këto arrestime janë test i madh për institucionet e vendit nëse ato do t’u përmbahen procedurave ligjore”, thotë burimi ndërkombëtar për Express.
Hapi i parë që do të duhej të ndërmerrte Bordi i BQK-së, në këtë rast, është suspendimi nga detyra e guvernatorit Hashim Rexhepi.
“Gjithkund në botë, në raste të tilla, personi suspendohet dhe detyrat e tij barten te zëvendësi, derisa gjykata të marrë një vendim”, thotë ky burim ndërkombëtar.
Në fakt, një sqarim të tillë e jep edhe Ligji për Bankën Qendrore, saktësisht neni 21, pika (e).
“Çdo anëtar i Bordit drejtues shkarkohet nga Bordi, apo nga Kuvendi, kur këtë nuk e bën Bordi....”, thuhet në këtë nen, për të dhënë më poshtë edhe rastet e mundshme.
“...Shkarkimi bëhet nëse ai ose ajo: (e) nga shumica e anëtarëve të Bordit drejtues është konstatuar se është përgjegjës për angazhim në veprimtari që nuk janë në përputhje me standardet dhe ndershmërinë ose është i papërshtatshëm për anëtar të Bordit drejtues”, thuhet në nenin e këtij ligji.
“Është shumë me rëndësi të shihet se çfarë hapash të kujdesshëm do të ndërmarrin Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës në këtë drejtim. Duhet parë me këtë rast se sistemi ligjor funksionon në Kosovë dhe ky rast nuk duhet politizuar”, thotë burimi i gazetës për Express.
Sa i përket ICO-së, zyrtarë të kësaj zyre ndërkombëtare thonë se mbështesin pavarësinë e plotë të sistemit ligjor të Kosovës dhe presin që ky sistem të jetë në gjendje të kryejë një hetim të menjëhershëm, të ndershëm dhe adekuat.
“Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve që gjithmonë të veprojnë në përputhje me ligjin dhe procedurat dhe me parimin e ndarjes së pushteteve”, thotë Andy McGuffie, zëdhënës i ICO-së për Express.
Duke nënvizuar rëndësinë e ekzistimit të një Banke Qendrore efektive, profesionale dhe të pavarur, McGuffie thotë se kjo është e rëndësishme për kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës.
“Ne besojmë se Bordi dhe menaxhmenti i BQK-së po ndërmarrin masa të kujdesshme për të siguruar funksionimin e pandërprerë të Bankës Qendrore”, thotë zëdhënësi i ICO-së. Tash fjalën e vet për këtë çështje duhet ta japin presidenti, Kuvendi i Kosovës dhe ICO-ja.
Përzgjedhja e kandidatëve për anëtar të Bordit, respektivisht guvernatorit, bëhet nga ana e Bordit të BQK-së. Emrat e përzgjedhur dërgohen për miratim në Kuvendin e Kosovës dhe ky i fundit ia dërgon së paku dy propozime për emërim presidentit të Republikës. Kreu i shtetit, në bashkëpunim me ICO-në, emërojnë guvernatorin e ri të BQK-së.
Kushtetuta
Neni 84 -Kompetencat e presidentit
(27) emëron guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i cili shërben
edhe si drejtor menaxhues dhe emëron anëtarët e tjerë të Bordit të Bankës.
Ligji për BQK-në
Neni 18.2
(a) Bordi Drejtues fillimisht dominon kandidatët. Bordi Drejtues nuk do të konsiderojë më pak se dy kandidatë për secilën pozitë.
(b) Bordi paraqet nominimet e bëra sipas pikës (a).
(c) Pas miratimit nga Kuvendi, nominimet dërgohen për emërim te presidenti. Deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007, guvernatori i Bankës Qendrore të
Republikës së Kosovës do të emërohet nga presidenti i Republikës së Kosovës, pas marrjes së pëlqimit nga Përfaqësuesi Ndërkombëtarë Civil.