Ankaraja, fuqi rajonale

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë fati i përpjekjeve të Turqisë për të hyrë në Bashkimin Evropian, me gjithë fillimin e takimeve me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Stamboll këtë muaj. Por e ardhmja e pasigurt e Turqisë si fuqi evropiane, nuk po e ndalon Ankaranë që të tregojë forcën e vet politike në rajon.
Skena në Stamboll ishte e ngrohtë dhe mikpritëse. Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian u takuan me ministrin e Jashtëm turk për bisedime të rëndësishme, për kërkesën e Ankarasë për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Por në thelb, marrëdhëniet mes Turqisë dhe partnerëve tradicionalë në Bashkimin Evropian dhe të tjerë, kanë qenë të tendosura.
Ankaraja është e indinjuar nga vështirësitë për aspiratat e saj në Bashkimin Evropian. Vota e Turqisë në maj, kundër sanksioneve të mëtejshme ndaj Iranit, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara. Kohët e fundit, Ankaraja kërkoi që aleati i saj, Izraeli të kërkonte ndjesë, lidhur me sulmin ndaj një flote ndihmash muajin e kaluar, që shkaktoi vdekjen e
tetë shtetasve turq dhe një turkoamerikani.
Por ky vend mysliman që shtrihet në Lindje dhe Perëndim, nuk po i lejon ngjarjet e fundit që ta ndalojnë të tregojë forcën e vet politike përtej kufijve të Evropës.
Qeveria e presidentit Abdullah Gul dhe kryeministrit Recep Tayyip Erdogan është përpjekur sistematikisht që të rregullojë marrëdhëniet dikur të brishta politike në gjithë Lindjen e Mesme, me vende si Irani, Iraku dhe Siria.
Ajo ka shërbyer si ndërmjetëse edhe për konflikte rajonale, në atë që analistët e kanë quajtur “Lufta e Ftohtë e Lindjes së Mesme”.
Sot, me ekonominë e gjashtë më të fuqishme në Evropë dhe një ndikim gjeopolitik në rritje, Turqia po bëhet me shpejtësi një fuqi botërore diplomatike.
Muajin e kaluar, një delegacion diplomatësh të lartë turq ishte në Washington, për t’u kujtuar homologëve amerikanë pikërisht këtë fakt.
“Turqia për herë të parë po vepron me psikologjinë dhe besimin që pasqyron realitetet e kohës së pas Luftës së Ftohtë”- thotë këshilltari i kryeministrit turk.
“Ne besojmë, dhe disa mund të na quajnë naivë, se ajo që Franca dhe Gjermania arritën të bëjnë në Evropën Perëndimore, ne mund ta bëjmë duke bërë të mundur një hapësirë gjeografike në Lindjen e Mesme, në Kaukaz, në Detin e Zi dhe në Ballkan, ku qarkullimi i lirë i njerëzve, ideve dhe mallrave të jetë i mundur”- thotë dr. Suat Kiniklioglu, i Partisë AKP.
Ambasadori turk në Shtetet e Bashkuara tha se udhëtimi në Washington kishte gjithashtu si synim “riedukimin” e ligjvënësve amerikanë në qëndrimin e ri të politikës së jashtme turke.
Kritikët e këtij roli të ri të Turqisë thonë se vendi po i largohet Perëndimit, veçanërisht Evropës, dhe po sheh nga Lindja, duke kërkuar partneritete politike me fqinjë si Irani dhe Siria, aleanca që fuqitë perëndimore i shohin si shqetësuese.
Por Ibrahim Kalin, këshilltar i lartë i kryeministrit turk, thotë se Turqia thjesht po vë në zbatim politikën e fqinjësisë së mirë në rajonin e vet. Ai thotë se Ankaraja po e bën më të larmishme politikën e jashtme për të garantuar paqe dhe qëndrueshmëri në Lindjen e Mesme.
“Ne nuk shohim ndonjë paradoks për sa u takon vlerave. Kur aleatët tanë evropianë dhe amerikanë bëjnë përpjekje të ngjashme për të përmirësuar marrëdhëniet me aktorë të vështirë si Rusia dhe Kina, kjo konsiderohet si kontribut madhor për paqen në botë. Disa njerëz ende e kanë të vështirë të pranojnë se vende të tjera të botës meritojnë të njëjtin respekt nga ne. Dhe ne këtë përpiqemi të bëjmë në politikën tonë të jashtme në pjesën tonë të botës”- thotë Kalin.
Turqia mund t’ia lejojë vetes vetëbesimin. Ekonomia e saj është e 16-a më e zhvilluara në botë, me një prodhim të brendshëm bruto prej afro 750 miliardë dollarësh.
Përveç kësaj, Turqia u jep afro 500 milionë dollarë ndihma mbi 30 vendeve, duke e shtuar kështu ndikimin e saj globale.
Ibrahim Kalin këmbëngul se pozicioni i ri gjeopolitik thjesht reflekton realitetin e ndryshuar të shekullit XXI. (VOA)