Udheheqesit bojkotojne kampionatin evropian te futbollit ne Ukraine

Nje debat nderkombetar per menyren e trajtimit te udheheqeses se opozites ukrainase dhe ish-kryeministres Julia Timoshenko ka prekur edhe boten e sportit. Ne Ukraine dhe Poloni mbahet muajin e ardhshem kampionati evropian i futbollit. Nje numer udheheqesish evropiane perfshire presidentit e Shqiperise Bamir Topi thone se do ti bojkotojne ndeshjet qe mbahen ne Ukraine per ate qe ata e quajne trajtimin abuziv te qeverise ndaj ish-kryeministres Timoshenko. Qeveria ukrainase i quan keto veprime nje kthim tek taktikat e Luftes se Ftohte.
Te marten me 1 maj perkrahesit komuniste dolen ne rruget e Kievit ndersa lajmet per bojkotimin e kampionatit evropian shtoheshin. Demonstruesit shprehen mbeshtetjen per Julia Timoshenkon dhe per bojkotin
Sigurisht qe ajo qe po behet me Julia Timoshenkon nuk eshte aspak e drejte. Kjo situate duhet zgjidhur dhe eshte e drejte qe ajo po mbrohet nga Bashkimi Evropian.
Fotografite e tregojne Timoshenkon ne greve urie me shenja ne krah dhe bark qe ajo thote se jane pasoje e keqtrajtimit nga gardianet e burgut nje akuze qe mohohet nga qeveria.
Ajo po kryen shtate vjet burg per shperdorim detyre. Ajo thote se akuzat jane te motivuara politikisht.
Fotografite nxiten disa udheheqes dhe ministra evropiane qe te zotohen per bojkotim te ndeshjeve te Ukraines te kampionatit evropian te futbollit mes se cileve e gjithe qeveria hollandeze dhe presidenti i Komisionit Evropian.
Ministri gjerman i Mjedisit Norbert Roettgen beri thirrje qe edhe te tjere te bejne te njejten gje.
Nuk mendoj se Ministrat apo kryeministrat duhet te marrin pjese si vizitore sepse kam frike se do te duhet si justifikim i regjimit nje regjim diktatorial.
Udheheqes te tjere evropiane perfshire Ministrat e Jashtem te Gjermanise dhe Suedise e kane hedhur poshte idene e bojkotit.
Orysia Lutsevych nje analiste ukrainase ne organizaten me qender ne Londer Chatham House thote se bojkotimi do te kishte pasoja per gjithe ukrainasit.
Mendoj se ka menyra me te pershtatshme per te derguar nje sinjal dhe per te ushtruar presion ndaj qeverise pervec bojkotit. Sa me shume gazetare dhe njerez te njohur vijne ne vend aq me shume mundesi ka per ta ngritur ceshtjen e te drejtave te njeriut dhe demokracise.
Ukraina shpreson qe kampionati evropian te sherbeje per te nxjerre ne pah vendin ku priten te shkojne deri ne 1 milione vizitore. Por indinjata per rastin e Timoshenkos kane lindur dyshime se vendi mund ta permiresoje imazhin e vet nderkombetar.
Opinioni publik ne Evrope duket i ndare. Disa argumentojne se bojkotimi do te ndihmoje per rritjen e ndergjegjesimit ndersa te tjere thone se prania e aq shume gazetareve dhe vizitoreve te huaj do ta ktheje vemendjen tek shkekljet per te cilat dyshohet qeveria.