Nderkombetaret thirrje per qetesi udheheqesve te Serbise dhe te Kosoves

Autoritetet e larta nderkombetare po u bejne thirrje udheheqesve te Serbise dhe te Kosoves qe te ushtrojne ndikimin e tyre per ruajtjen e qetesise dhe sigurise gjate zgjedhjeve parlamentare e presidenciale serbe qe pritet te mbahen edhe ne Kosove.
Organizimi i ketyre zgjedhjeve eshte marre persiper nga Misioni i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope e cila do te mundesoje pjesemarrjen e serbeve te Kosoves ne ato zgjedhje meqe kjo u garantohet me parimin e dyshtetesise.