E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Thaçi kthen në Kuvend nenet 37 dhe 38 të kodit penal

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nenet 37 dhe 38 të Kodit Penal do të rikthehen në Kuvend dhe do të formulohen sipas standardeve më të larta evropiane dhe perëndimore.

Këtë qëndrim ai e ka shprehur në takimin e 11 Këshillit ministror për integrim evropian, duke thënë se Kosova nuk ka prioritet më të madh se sa integrimet evropiane.
 

"Qëndrimi i prezantuar i zëvendëskryeministrit Kuçi sa i përket Kodit Penal, neneve 37 dhe 38, është qëndrim plotësisht i Qeverisë së Kosovës, i imi dhe natyrisht se kërkohet edhe rivlerësim dhe riformulim. Do të thotë kemi kod, por edhe nene të standardeve më të larta evropiane dhe perëndimore”, ka thënë Thaçi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›