E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udheheqesit e BE arrijne marreveshjen per vendosjen e rregullave te reja fiskale

Udheheqesit e Bashkimit Evropian kane miratuar nje fond te perhershem shpetimi prej 661 miliarde dollaresh i cili do te hyje ne fuqi ne muajin korrik. Te gjitha vendet anetare te Bashkimit Evropian pervec Britanise se Madhe dhe Republikes eke gjithashtu kane rene dakord mbi rregullat e reja fiskale per te garantuar shmangien e  krizave rajonale te borxhit si dhe per te kthyer besimin e tregjeve financiare.

Udheheqesit e 27 vendeve te Bashkimit Evropian shkuan ne Bruksel per te finalizuar ate qe quhet pakti fiskal per te shmangur krizat e ardhshme si dhe per te gjetur menyra per nxitjen e rritjes ekonomike ne vendet te cilat aktualisht jane ne veshtiresi.

Marreveshja e cila percakton rregulla te rrepta per buxhetin u miratua nga 25 udheheqesit dhe pritet te nenshkruhet ne muajin mars. Britania e Madhe dhe Republika eke nuk ishin dakord me marreveshjen. Britania e Madhe thote se marreveshja i heq shume nga kompetencat per marrjen e vendimeve mbi ekonomine e saj.

Udheheqesit evropiane kane qene objektiv i kritikave te shumta se ata nuk kane vepruar me shpejtesine e duhur per te trajtuar krizen e borxhit e cila u shoqeruar me renie te madhe ekonomike. Por presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso tha se perpjekjet e kontinentit per te trajtuar ceshtjen ne fjale jane ne rrugen e duhur.


Ne kemi nje strategji dhe jemi ne rrugen e duhur.


Kolegu i tij Presidenti Keshillit te Evropes Herman Van Rompuy tha se ai nuk eshte i shqetesuar qe dy vende nuk mbeshteten marreveshjen e re duke thene se 17  vendet qe perdorin monedhen e perbashket euro dhe vende te tjera te interesuara duhet te jene ne gjendje te punojne per zgjidhjen e problemeve te tyre edhe nese Bashkimi Evropian nuk eshte i njezeshem lidhur me menyren e zgjidhjes se ketyre problemeve.

Me kete marreveshje ne kemi ruajtur unitetin e BE-se aq sa ishte e mundur duke marre parasysh se ato vende qe jane pjese e monedhes se perbashket kane mundesi te merren me problemet qe kane te bejne me monedhen e tyre.

Udheheqesit evropiane gjithashtu moren disa hapa qe kane per synim nxitjen e rritjes ekonomike duke lansur programe per te ndihmuar bizneset e vogla dhe per te krijuar vende pune vecanerisht per te rinjte. Por ata e pranojne se kjo perpjekje eshte e veshtire ne nje kohe kur shumica e vendeve nuk kane para te mjaftueshme per te investuar drejteperdrejt ne krijimin e vendeve te punes apo per te nxitur rritjen ekonomike.
Kreu i i organizates Miqte e Evropes Giles Merritt thote se udheheqesit evropiane dhe popujt e tyre ende nuk jane perballur me sfiden themelore qe gjendet para tyre.


Une nuk mendoj se ata kane marre nota shume te mira. Ne te gjithe e dime se Evropa ka jetuar pertej mundesive te saj. Duhet te kete nje lloj ristrukturimi te plote te shoqerise evropiane. Te gjithe e dine kete. Ajo qe ne nuk e dime eshte menyra se  si mund te behet kjo.

Zoti Merritt thote se vendet evropiane nuk mund te perballojne me programet e medha sociale qe ato u ofrojne popujve te tyre por ulja e shpenzimeve per te pakesuar ose eliminuar ato programe eshte jashtezakonisht jopopullore.


Takimi i djeshem perkoi me nje greve te pergjithshme ne Belgjike kunder planeve te qeverise per shkurtime. Zoti Merritt tha se veprimet e tilla qe ai i quajti zymtesi sociale do te shtohen nderkohe qe Evropa perballet me nje vere e cila do te shoqerohet me rritje te ngadalte ose recesion.


Nderkohe nje nga ekonomite me te trazuara te Europes Greqia beri nje hap me afer arritjes se marreveshjes me kreditoret per ristrukturimin e borxhit te saj. Marreveshja pritet te arrihet brenda disa ditesh megjithese udheheqesit greke hodhen poshte thirrjet qe zyrtaret e BE-se te kene te drejten e vetos mbi vendimet qeverise greke per buxhetin e ardhshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›