Udhëheqësit europianë bëjnë thirrje për norma rregullatore
Udhëheqësit e ekonomive më të mëdha të Europës ranë dakord se të gjitha tregjet dhe produktet financiare duhet të jenë objekt i normave rregullatore të qeverisë.
Zyrtarët europianë e arritën marrëveshjen sot gjatë një takimi në Berlin. Ata u mblodhën për të gjetur një qendrim të përbashkët ndaj krizës ekonomike globale përpara samitit të Grupit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës, i cili do të mbahet më 20 prill në Londër.
Në një deklaratë të publikuar pas takimit thuhej se udhëheqësit europianë ranë dakord se "asnjë treg, produkt ose pjesmarrës financiar nuk mund të veprojë jashtë normave rregullatore ose mbikqyrjes".
Marrëveshja europiane kërkon rregulla më të forta për fondet spekulative të bursës të cilëve u hidhet faji për nxitjen e instabilitetit në tregjet financiare.
Fuqitë më të mëdha ekonomike të botës janë nën presion për të vënë në zbatim një plan veprimi për frenimin e krizës globale mbi të cilin ata ranë dakord në samitin e nëntorit të 20 vendeve më të zhvilluara që u mbajt nëntorin e kaluar. //ek