Udhëheqësit rebelë pretendojnë se do të mbrojnë zyrat e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare në Siri

Hayat Tahrir al Sham (HTS), grupi xhihadist që udhëheq rebelimin në Siri, thotë se ka për detyrë të mbrojë zyrat qeveritare, ndërkombëtare dhe të OKB-së në Siri.
Në një deklaratë më parë, HTS pretendoi se ata ishin “institucione që u shërbenin njerëzve dhe ne kemi për detyrë t’i mbrojmë dhe ruajmë ata, madje të sigurojmë vazhdimësinë e punës së tyre”.
Ata thanë se mbrojtja e tyre ishte pjesë e “përgjegjësisë dhe angazhimit të saj për të mbrojtur interesat e popullit tonë”.