E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhetar

Romani me i hershem i Sabri Godos mund te quhet takimi i fundit me lexuesin ne vitin 2009 ku u mendua rikthim ne tryezen letrare te shkrimtarit. Behej fjale per romanin Prova e zjarrit i shkruar ne vitet 60 per te cilin Godo eshte shprehur me ne fund shkruhet nje liber ku mund te thuhet si ka qene ne te vertete kjo lufte cili ka qene terreni ku eshte zhvilluar personazhet qe kane marre pjese ne te si ka qene ajo qe percaktohet si bota e tyre e brendshme cilat kane qene palet dhe botekuptimet e tyre.... E risjellim kete fragment nga romani Udhetari kujtese per lexuesin si homazh per shkrimtarin e historise se dy librave te famshem Ali Pashe Tepelena dhe Skenderbeu duke kuptuar tani pas ndarjes nga jeta udhetimin e njeriut te heshtur por te mencur ne diturine e burrave te rralle ne kete vend

Sabri Godo

Idajet Bejto Merkuri mbeshteti gjunjet ne toke dhe qendroi i perkulur mbi pellgun e paster te burimit. Nen uje pa Idajet Bejto Merkurin te emeruar nje dite me pare komandant kompanie dhe nuk e njohu. Njeriu nen uje i dukej kryenec e me nje shqetesim te fshehte.

U bere kuader i kishte thene ne mbremje Qamil Pata tek rripte mishin e varur ne degen e rrapit.

Kjo fjala kuader e panjohur me pare perdorej tani gjithnje e me shpesh. Dhe flitej nen ze se paskej ardhur nje udhezim qe te ruheshin kuadrot te drejtonin luften por jo te dilnin ne balle te sulmit. Qamilit i ndriste koka tullace kishte futur grushtin nen lekuren e deles dhe punonte shpejt. Pastaj kishte hequr thiken nga goja dhe kishte thene Te erdhi papritur. Tani te duhet dhe nje pseudonim.

Idajeti lau ngadale duart dhe qafen. Njeri nga shoket mbrapa Dane Kociu kaloi ne anen tjeter te burimit.

- Pak me tej do lahesh i teri - i tha Idajetit dhe qeshi. I shndriste fytyra me pushin e holle. Qesh ne diell e ne debore. Me te mund te jesh i sigurt ne cdo pune ndash mendoi Idajeti. Shoku tjeter Foto Leka rrinte kembekryq pak me tej dhe thithte cigaren me njerin sy te mbyllur.

- Besoj do hidhemi me trap. Punon trapi ndash tha Idajeti.

Ata hyne ne pyllin e rrapeve duke hetuar vendin. Komandant Idajeti perpara. Ecte lehte dhe menjanonte deget por shkarpat e thata kercisnin nen kembe. Me tej ne vend te hapur u ndie vershellima e lumit si nga nentoka e bute dhe freskuese. Idajeti eci drejt rrapit te madh te vetmuar dhe u mbeshtet pas trungut te tij. Neper pyll kaloi nje ere e papritur. Rrapi i madh me deget si kthetra krisi rende sikur do te cahej trungu i tij me gunga.

Idajeti u beri shenje shokeve te qendronin ne vend dhe eci permes shkurreve me diellin ne fytyre. Po shtohej bucitja e lumit.

Te djeshmen ne mengjes kur komandanti i batalionit erdhi ne kompani dhe njoftoi me fjale te urta emerimin e Idajetit shoket kishin filluar ta shihnin si te porsaardhur ndermjet tyre. Mbase edhe ai vete kishte filluar ti shihte shoket pak me ndryshe dhe tani nuk dinte nese ishte mire qe punet te ecnin ne kete rruge. Kur dikujt i ngarkohet nje pergjegjesi prej tij fillon e del nje tjeter njeri. Tani te duhet edhe nje pseudonim ndash kishte thene Qamil Pata ne mbremje tek rripte mishin.

Idajeti mendoi se emerimet ashtu dukeshin si te papritura ama diku ishin pare thelle. Sa per pseudonimet ato u takonin kuadrove te larta ilegaleve te vjeter dhe ishin te goditura per habi. Ujku te kujtonte ujkun ne pamje ne ecje e ne zakone Cakalli cakallin. Idajetin e therrisnin Kuqo per ngjyren e fytyres dhe floket e verdhe. Po ky nuk ishte pseudonim. Dhe as qe i duhej te kapardisej me ndonje pseudonim. Tani i duhej te hapte syte per punen e veshtire qe duhej te kryente ne mbremje.

Ai doli ne breg te lumit dhe pa se kishte rene tamam mbi vaun. Lumi ishte i fryre. Aty ku zgjerohej si liqen rreshqiste trapi bosh ne kthim nga bregu tjeter. Hallka gervishej ne litarin e shndritshem prej celiku. Njeriu qe e drejtonte me makara duhej te ishte ne kasollen e tij nen shelgjet ndane zallit.

Ata te tre dolen siper ahurit te vogel te trapit mbuluar me pllaka nepermjet te cilave dilnin fjolla tymi ndersa nga perpara i benin hije shelgjet. Njeriu i trapit Demiri rrinte aty brenda i mbeshtetur mbi gjurin e djathte qe ti menjanohej tymit. Ziente dreken ne gavete. Mbi dyshemene prej derrasash kishte kashte dhe siper saj nje batanije. Pushka e gjate italiane model 91 ishte varur ne gozhde.

-Mire se te gjejme shoku Demir ndash tha Idajeti.

Demiri i trapit u gezua qe e pa. ndash Rrime aty jashte se vetem te zotin nxe kjo kolibe qeni. ndash tha ai.

Ata u ulen para ahurit dhe Demiri u ndau gjysme buke misri me djathe. Vendi mbante ere peshk po hala nuk shiheshin. Lumi i thelle blu rridhte pa zhurme nen diell. Trapi i lidhur pas shtylles se hekurit pluskonte lehte. Ne gemushat e bregut te tejme kullosnin disa dele. I ruante ndonje djale i vogel i fshehur diku.

-Nuk te ha kanoncina ndash i tha Idajeti Demirit.

-Nuk e ha kete ane te lumit. E kane nxjerre te bregu siper teqese dhe rrahin rrugen buze lumit - Kane vrare njerez - tha Demiri. Hidhte shikimin tej e mbante vesh a thua se cdo gje e gjalle qe levizte rreth lumit te ishte nen kujdesin e tij.

Hap syte Kuqo. Eumlshte me rrezik e me shume rendesi prandaj po te dergojme ty i kishte thene ne mbremje komandanti i batalionit.

Idajeti pa me vemendje teqene kodren siper saj ku ishte kanoncina qe vriste njerez dhe shkembin buze xhadese rreze malit.

-Nje arme ne vendin e duhur ka fuqi te madhe - tha Idajeti. Kanoncina e fshehur aty lart ishte si nje sy i erret qe shikon gjithcka.

-Te shtunen vrane nje burre me gruan - tha Demiri. I lotonin syte e skuqur. Mustaqet vetullat dhe rrobat prej shajaku i kishte te hirosura. I ngjante nje macoku ne pergjim. Ne te kaluaren nenprefektura i paguante nje rroge te vogel qe te punonte trapin. Tani e nxirrte ushqimin si mundej per te dhe per familjen qe duhej ta kishte diku. Hera-heres e ndihmonte Keshilli i fshatit me pak miell po edhe kalimtaret mbase i linin dicka nje cope kulac nje cope djathe.

-Me mire te mos hidheni diten - tha ai. Shikimi i tij qe po ndiqte rrjedhen e lumit fshihte nje dyshim per te cilin sdonte te fliste pa e vertetuar.

-Dalim me tej ndash tha Idajeti.

Ata te dy u ulen nen shelgjet ndane lumit.

-A zbresin xhandaret deri ketu ndash pyeti Idajeti.

-Qe kur i sulmoi brigada skane zbritur me po nuk i dihet.

-A hidhen njerez me trap leviz trapi

Demiri drejtoi trupin si nga nje dhimbje e mesit shikoi rrotull zbardhi dhembet dhe tha

-Sa te jete xhaxhai ketu njerezit do hidhen ketej e andej. Tani levizin pak.

Ne ujin e qete rreth trapit zuri te kercente peshku.

-Matane kemi nje detyre me rendesi. Cdi per teqene dhe Shkembin ndash pyeti Sabojeti

-Teqeja ka qene mire sa pa ikur babai. Tani aty qeveris nje dervish qe duket i firosur. Ne Shkemb jane mbi dyqind xhandare dhe dymbedhjete gjermane. Kane mortaja mitraloz e municion te shumte. Dy here ne jave u vine kamionet me furnizim. Shkembi eshte shume i forte qe nga koha e Italise.

Idajeti e dinte Shkembin fortese e rende e natyres i gerryer nga brenda per lufte. Por nuk e kishte pare nga afer kur mund ta shihte dhe tani duhej te perpiqte koken per ta pare.

Ai pyeti per njerezit qe hidheshin me trap. Demiri i njihte njerezit me thelle nga cdukej se i njihte. Foli per ata qe kishin kaluar ne dhjete ditet e fundit. Foli per nje grua nga qyteti qe kishte shkuar siper ne teqe nje nate dhe qe kthyer te nesermen. Ishte veshur me te zeza dhe iu zbardh kemba deri lart tek hipi ne trap.

-Skam pare peri te tille ndash tha Demiri. E marrte dreqi - tha pastaj dhe nuk kuptohej se cfare duhej te merrte dreqi. Dukej sikur i kruhej trupi ngriti koken e shikoi lart nga ana e teqese dhe tha

-U fol sikur ajo ishte gruaja e kapitenit te Shkembit dhe se ndenji me te ne teqe ate nate.

-Kush e tha ndash pyeti Idajeti.

-Po te hapesh gojen fjala shkon me eren. ndash Si me shpetoi valle Ishte me nje plake dhe me nje djale dhjete vjec.

Nje vegim i larget i nje vejushe shtatlarte qe kalonte duke fshehur bukurine e saj u rikthye me force ne kujtesen e Idajetit. Po kurrsesi smund te ishte i njejti person. Mendja bredh me kot.

-Duhet te dime per njerezit e dyshimte - tha Idajeti dhe shkoi te flinte mbrapa ahurit ku ishin Dania me Foton. Duhej fjetur deri sa te errej.

Fotua dhe Dania kishin shtruar gjethe shelgu edhe per te. Ne kompani cdo njeri rregullonte veten po edhe ndihmonte tjetrin. Kjo ishte shoqeria me e mire qe mund te gjente njeriu. Idajeti merrte fryme vetem per kompanine. Por ai mbante ndaj shokeve nje te fshehte qe ishte si plage ne zemer. Plaga zbutej e ndryshonte por prape plage mbetej.

Ata ishin ulur ndane burimit. Ai kishte kapur dy gishtat e Letes dhe ajo i qe pergjigjur shtrengimit. Prekja i kaloi Idajetit ne trup mendja e tij u krodh ne mjegull dhe koka i ra me poshte. Ai futi fytyren ne floket e saj te dendur e te zinj. Buzet e tij preken rrezen e veshit te Letes. Ajo u drodh sic dridhet zogu kur e mbledh ne pellembe te dores dhe peshperiti Jo mos Ah sikur bota te ishte erresire. Po shkrihej e tera dhe klithma e saj erdhi drejt nga shpirti. Dikush kaloi mbrapa tyre dhe u koll lehtas. Pak me tej ai dikush zuri te vershellente si bilbil. Idajeti u permend. Ajo qe po bente ishte pushkatimi aty ne vend para kompanise per te dhe per Violeten. I vuri asaj doren ne sup i tha te mos trembej dhe u ngrit.

Kompania po zinte vend per te fjetur ne brigjet me bore. Drita e kuqerremte flakeriu siper ne mal. Mbase njeriu qe u koll dhe pastaj vershelleu si bilbil po shkonte tani ne shtabin e kompanise. Mjaftonin dy fjale pashe turirin e shokut Idajet ne zverkun e shoqes Violete. Dhe ne mengjes e shumta ne dreke ata te dy do te dilnin para nje gjyqi te shkurter dhe pastaj nje pushkatim i shpejte aty prapa bregut per shkelje te moralit partizan.

Ai kishte pare disa pushkatime te armiqve dhe pushkatimin e nje shoku. Ashtu si rrodhen punet ai nuk i trembej pushkatimit. E kishte provuar plumbin ne trup qe te djeg pak aty per aty dhe asgje. Nje plumb ne zemer a ne koke te merr jeten dhe mbaron. Ama pushkatimi para shokeve i nje komunisti si ai per shkelje te moralit partizan ishte i rende per tu duruar. Do ta merrte vesh vellai i madh Rustemi qe bridhte me tyten e mitralozit te rende ne krah diku ne malet e Mokres. Pastaj lajmi ne shtepi te babai e nena se Idajeti mbaroi me turp. Keto nuk duroheshin. Po keto ishin vetem nje pjese e se keqes. Kurse pushkatimin e Letes qe ishte e gjitha drite Leten te gjakosur e te flakur tej nuk e mbante dheu. Ne kete pike shtrengimi ne gjoks dhe dhimbja prapa kokes i beheshin Idajetit te paduruara. Ashtu e kaloi naten. Po ne mengjes nuk ndodhi asgje. As gjate dites as gjate nates tjeter. Kur kaluan pese dite ai bindi veten se asnjeri skishte kallezuar asnjeri skishte pare. Vecse plaga e fshehur e shkeljes se moralit partizan i mbetej bashke me nje dhembshuri te paane per Leten.

Puna kishte zene fill qe ne castin kur Leta u shfaq ne batalion.

Ate dite batalioni ne me te shumten i veshur me rroba angleze ishte mbledhur ne pllajen e bleruar rreze malit. Ishte dite e ngrohte janari shkelqente dielli. Aty para ishin rreshtuar mortaja e rende kater mitralozat e rende dhe dymbedhjete mitralozat e lehte. Bashke me dyqindedyzete pushket keto arme mund te benin nje zjarr shfaroses mbi cilindo armik. Shkelqente batalioni. Kendohej. Anes lendines piqeshin mishrat nga nje per cdo skuader. Ishin djegur kater shtepi te ballisteve ne fshatin Pavran dhe qene sekuestruar kopete e bagetive te tyre. Batalioni i porsa dale nga operacioni i dimrit vetem me tre te vrare e meritonte festen.

Vajza e porsaardhur qeshte aty me tej me disa shoqe. Ishte e veshur me rroba te reja sport me kepuce alpine te punuara per merak. Dukej se largu se mbahej paster. Ne canten e shpines dukej te kishte nderresa te bardha. Shikimi i saj u ndal per disa caste mbi Idajetin. Shikimi iku dhe u kthye prape me nje fare habie si per te matur se gjati Idajetin. Pastaj shikimi nuk u kthye me. Idajeti shqetesohej e sillej si budalla kur shikonte nga afer nje vajze te bukur. Kurse ate dite qe pa Violeten me e habitshmja vajze qe kishte pare ndonjehere shkoi drejt e tek ajo i dha doren e i foli krejt i qete a thua se e kishte njohur tere jeten. Por edhe ajo e shikoi e i foli si duke e pyetur ku kishte qene dhe pse ishte vonuar.

Ajo i mbante floket e forte te zinj te prere shkurt mbi balle e rreth qafes. Vetulla e qerpike te zinj sy te zinj me drite qe ste leshonin gjalle fytyren pak te zeshket trazuar me ngjyren e arit rreth hundes se vogel pak te kthyer lart ca quka te verdha. Ajo hapi syte e qeshur mbi Idajetin po ne castin tjeter drita u shua. Jam e denuar te harroj cdo gje qe shoh thane syte. Po kete thoshte edhe vija e ballit qe u thellua lehtas dhe keto lidheshin me dicka te kaluar. Ajo sikur shenonte rreth vetes nje kufi brenda te cilit smund te shkelej.

Idajeti kaloi me tej. Kishte qene per pak minuta brenda nje rryme te ngrohte me drite dhe ferkoi qafen qe te kthjellohej. Vajzen nuk e kishte pare kurre. Nje vajze te tille mund ta shohesh vetem nje here ne jete. Mbase per kete u ndie aq i afert me te. Po ai duhej te shkeputej nga ndjesi te tilla dhe hyri ne mes te shokeve e zuri te qeshte me ta.

Vajzen e caktuan infermiere te kompanise se tij. Duket se disa gjera e kane te caktuar qe me pare rrethin qe duhet te bejne per te arritur aty ku duhet. Nga ajo dite e mbrapa ngado qe te shkonte Idajeti vajza e zeshket me trupin e hedhur plot gjalleri nuk i ndahej nga syte. Por ajo vajze e zbritur kushedi nga perbente nje rrezik pervelonjes. Kete e ndjenin edhe te tjeret. Me kalimin e diteve te gjithe u mesuan me te u mesuan me ate largesine e padukshme qe shenonte ajo rreth vetes.

Idajeti kapte hera-heres ate shikimin e saj qe nuk te linte gjalle e qe zgjaste vetem nje grime. Ndermjet tyre u vendos marreveshja se do te kishte vetem nje grime shikim. Deri ate mbremjen kur ai futi fytyren ne floket e saj dhe buzet e tij ja preken rrezen e veshit.

Ai luante vendit sa here kujtonte ate cast te rrezikut pervelonjes neper te cilin kaloi. Ai duhej ta ruante vajzen nga cdo rrezik e te ruante edhe nderin e tij. Pastaj Leten e transferuan infermiere ne batalionin e katert. Nganjehere Partia sheh e nuk flet dhe ben ne heshtje ate qe duhet bere.

-2-

Shkembi ishte ndane xhadese qe ngjante si buza e bardhe e faqes se hirte te malit. Ne mendjen e Idajetit ai kishte qene si nje shkemb qe mund te bente perpara e te villte zjarr befasisht. Mund edhe ta mendoje si nje ciban te stermadh qe leviz nen lekuren e malit. Tani Idajeti do te shihte nese levizte e si rrinte. Gjate nates ai me Danen e Foton kishin bredhur lart ne kasollet dhe shpellat ku banonin fshataret me shtepite e djegura. Hanin lakra te egra trazuar me nje dore miell. Po u sosej durimi nga uria dhe te ndenjurit fshehtas. Ne sater xhandaret. Nja dy burra kishin thene se Shkembi mund te sulmohej vetem nga mbrapa nga faqja e malit. Kurse nga perpara nga ana e lumit Shkembi u kishte bere balle per muaj me radhe bombardimeve dhe sulmeve te ushtrise greke ne luften e shkuar.

Idajeti levizi ne berryla qe te fiksonte dylbite. Shkembi u afrua kerceu andej-kendej si i xhindosur pastaj qendroi. Ne faqen e tij te larte e te lemuar vareshin rreke te gjera te erreta si nga nje lageshti e brendshme. Mbrapa ngrihej mali i zhveshur por qe duhej te ishte i mbuluar me gure e me pushin e lehte te barit te verdhe. Idajeti ngulmoi me shikimin mbi Shkemb. Duhej ta njihte nga jashte e te diktonte dicka brenda tij. Po Shkembi vijoi te rrinte brenda koraces se trashe pa dhene shenje jete.

Ai Shkemb kishte poshteruar popullin me ndjekje e plackitje. Qe tallur me sulmet e forcave territoriale dhe me sulmet e dy batalioneve te nje brigade. Xhandaret me gjermanet mbrapa kishin dale jashte duke i ndjekur territorialet deri poshte buze lumit. Ai Shkemb dhe dy garnizonet e tjera te vendosura pergjate xhadese mbanin nen zjarr gjithe luginen qe kishte qene e lire prej gati dy vjetesh. Ushtria e Kuqe po i afrohej vete Gjermanise se shpejti aleatet do te hapnin frontin e dyte. Perse ngulte kembe Komanda gjermane ne kete lugine te larget kur lufta po shkonte drejt fundit Flitej se rruga ndane lumit u duhej si nje dalje e dyte kur te fillonte terheqja e trupave te shumta nga Greqia. Dhe cbenin akoma gjermanet ne Greqi

-Nuk leviz asgje - tha Idajeti i ndehur i teri i inatosur me veten.

-Duket i kane rene ere punes dhe rrine mbyllur ndash tha Dania i cuar ne gjunje.

-Mbase marrin vesh ne teqe.

-Ku i dihet teqese - tha Fotoja. Shikonte perpara si nje qe dremit. Naten duhej te kishte fjetur mbi bar te laget se kapota e tij italiane avullonte lehtas.

Idajeti u vu te shihte teqene. Ne thjerrezat e dylbise zbardhen muret. Dritaret ishin te lyera mavi catite e tre ndertesave me tjegulla te kuqe. Pjergullat dhe pemet rrethonin teqene. Idajeti u kthye te shihte nga ana e lumit. Xhadeja e qerreve e kohes se turkut dilte nga rrapet dhe zgjatej drejt minieres. Siper rruges ishin brigjet e pjerreta me murriza e gjelberim te dendur. Fshataret duhej te kalonin doemos ne ate xhade te zbuluar buze lumit rreth dy kilometer te gjate. Ate cope rruge e rrihnin me mortaje nga Shkembi. Ne fillim vrane nje mushke. Diten tjeter nje grua dhe nje djale katermbedhjete vjec. Po njerezit duhej te kalonin doemos aty se vinin nga larg e do te shkonin edhe me larg per grure e drithe qe blihej nje napolon oka. Ata te Shkembit nxoren edhe kanoncinen qe terbohej porsa diktonte nje levizje. U vra edhe nje burre e nje grua dhe pas ketyre asnjeri nuk levizi me ne xhade gjate dites. Varret ishin hapur nen rrapet me nxitim e thellesi te pakte.

-Te fleme. Ne darke do te shkojme ne teqe dhe te shohim Shkembin nga afer ndash tha Idajeti.

Ata te tre pertypen buken e thate qe u kishin dhene fshataret ne mbremjen e kaluar dhe rane te flinin prapa murit te nje are me theker.

Njeriu i vockel i bardhe e i gjelber rrinte i vetmuar nen mollen e mbuluar ne lule i palevizshem si nje statuje. Ne doren e djathte te statujes kalonin rruazat e tespiheve sikur te binin pika uji ne ulluk. Kaloi nje vale freskie dhe u duk sikur ne mjekren e argjendte te statujes qesharake levizen qimet. Ne sofane te lyer me gelqere rrinin kater dervishe me kokat varur mbi gjoks. Siper tyre ishin nje radhe dritaresh si kuti mbrapa te cilave mund te fshiheshin krijesa gjuheprera.

-Vdekje fashizmit ndash tha Idajeti dhe qendroi para kryedervishit nen molle.

Kryedervishi vec sa ktheu fytyren e rrudhur e nuk foli. Dukej i rrepte i hekurt dhe po e shihte mysafirin si per ta vene ne gjunje. Idajeti desh ja shkrepi te qeshures. U ul ne stolin para kryedervishit me automatikun mbi gjunje dhe zuri te trokiste me gisht ne kaseten e armes.

Kryedervishi shikoi yllin ne kapelen e Idajetit si per ti thene te mora vesh cili je dhe u ngrit pa folur zbriti pak hapa me poshte dhe filloi te bariste te tyrbea me duart pas me heqlat ne kembe me mjekren lart. Zuri te murmuriste a thua se ndillte shpirtra te fshehte dhe la te dridheshin kundershtaret. Dollomaja me vija i hapej anash gjithe qenia e tij ishte si nje dimer i vockel. Ne fund te oborrit se nga doli nje kllocke e shqetesuar qe cukiste me britma. Zogjte e vegjel rreshqiten mbi barin jeshil si rruaza te bardha. Pertej murit kaloi nje qen me shikim te pabese duke nuhatur token.

Idajeti qeshte nga brenda me zemerim. U ngrit ngadale qe te zoteronte veten dhe shkoi te dervishet ne sofat. Smund te dilte nga teqeja si budalla. Dervishet te ulur ne postiqe luajten vendit e priten me fytyrat te zbutura e pyeten per shendetin e per shtepine. Nuk u ka mbetur gje hane urov e pertypin kashte mendoi Idajeti tek i pa te dobesuar. Me i riu qe buzeqeshte fshehtas e qe dukej se kerkonte lidhje me Idajetin solli kafe ne nje filxhan me lule. Ishte letyre po me shije te embel. Dervishi me i vjeter qe rrinte ne krye foli si per te kerkuar ndjese.

-Nazari do te hyje brenda kur te perendoje aty - tha dhe tregoi me gisht majat e maleve perballe.

Nazari aty poshte kryedervishi u ndal e pa sahatin e xhepit me qostek pastaj vijoi baritjen te tylbea.

-Ku eshte babai ndash pyeti Idajeti.

-Vdiq qe i ndrite shpirti ndash u pergjigj dervishi ne krye.

-A vijne njerez ne teqe

-Diku edhe vijne.

-Po ata nga Shkembi

Dervishi perpeliti syte u duk si shurdh-memec zuri te ferkonte ne pellembe cibukun e nxire e te djegur e foli neper dhembe

-Diku kane ardhur po pa zarar ceshte e verteta.

Keta dervishe ishin si njerez pa moshe pa dhembe me gjunjet e qafat te thyera me shpirtin te dorezuar diku. Ata nuk e duan kryedervishin po ai i shtyp me epersine prej fanatiku. Idajeti mendoi se i duhej tere nata qe te nxirrte dicka prej tyre po ai skishte kohe. Hodhi syte rrotull. Teqese po i binin gardhet. Rreze mureve harbonin fiqte e eger. Sundonte era e kalbesires. Lufta vinte gjer aty dhe prapsej. Teqeja mbetej si nje pike asnjanese po qe sigurisht e perdorte armiku.

Kryedervishi aty poshte nxori cakmakun dhe ndezi kandilin e tylbese me levizje te ngadalta si ne nje rit. Pastaj u ngjit lart e hyri brenda. U ngriten edhe dervishet per te shkuar ne punet e tyre. Lugina mori pamjen e nje deti te blerte e te thelle. Permes saj zbardhte si qumesht zallishta e lumit. Muzgu ra mbi dy qiparisat mbi tylbene me cati llamarine dhe muret e oborrit. Drita qe u ndez ne dritaren mbrapa u luhat ne oborr si ne nje ene bakri. Idajeti mbeti fillikat mbi stol si i perzene. Ai po cohej qe te shkonte brenda e ta ndreqte mire kryedervishin kur erdhi me hapa te shpejta dervishi i ri dhe i tha se Nazari e ftonte ne dhomen e madhe.

Sabri Godo

Na tha si ishte historia e vertete

Romani me i hershem i Sabri Godos mund te quhet takimi i fundit me lexuesin ku u mendua rikthim ne tryezen letrare te shkrimtarit. Behej fjale per romanin Prova e zjarrit botim i Tirana Times nje trajtese e Luftes Nacionalclirimtare e shkruar ne vitet 60 per te cilin ne media Godo eshte shprehur me ne fund shkruhet nje liber ku mund te thuhet si ka qene ne te vertete kjo lufte cili ka qene terreni ku eshte zhvilluar personazhet qe kane marre pjese ne te si ka qene ajo qe percaktohet si bota e tyre e brendshme cilat kane qene palet dhe botekuptimet e tyre.... Historia u rishkrua ne nje perqindje te madhe me nje titull te ri Udhetari- arsyeja Perceptimi personal i luftes duke qene vete nje deshmitar i kohes dhe perjetues real i ketij momenti mjaft te diskutueshem ne historine tone. Romani Udhetari i Sabri Godos eshte nje rrefim ndryshe mbi luften ndryshe nga interpretimi stereotip i kesaj periudhe historike ne letersine shqipe. Permes rrefimit te ngjarjeve nga lufta partizane ne muajt e fundit te saj ky roman vjen per te thene ate qe eshte heshtur ne prozen tone

mbi kete teme - eshte shprehur kritiku Ali Aliu.

Kur e ka shkruar kete liber censura komuniste po forcohej dhe rrefimi i shkrimtari ka qene nje pohim ndergjegjeje se cfare po shkruante. Megjithate ne media ka thene dua te jem i drejte me veten te them te verteten per ata qe kam patur ne krah apo ata qe rane ne lufte. Ne shikim te pare pas tere kalvarit te gjate e dramatik te radhes partizane sikur nuk ka gje shume te vecante ne kete epilog te betejes. Nderkaq jehona e thelle qe vjen nga nje fund trondites me kete rast eshte i permasave te tjera. Ajo ne fillim pa diktuar sa me shume qe kthjellohemi si nga nje shok vjen dhe na pushton me nje tjeter te vertete mbase me ate qe ka mbetur e ndrydhur dhe e pa thenehellip kumbimi i jehones se tille do te shfaqet gjate tere rrefimit romanesk qe pikerisht ne kapitullin e fundit kuptimesohet si paralajmerim i nje kthese dramatike dhe si mbeshtetje ne vertetesine e deshmise artistike te historise. Dhe ky zhaner i romanit eshte sprove e rende duke qene njekohesisht interpretim rrefimi letrar i historise angazhon vemendjen e ideologjive te shtresuara dhe te pervetesuara nderdijshem presionit te te cilave mund tu dalin duarsh vetem me te medhenjte. Jo pa arsye qe nga fillimet e saj historia e rrefyer e shkrire si art eshte me e vertete pra edhe me siperore se vete historia me qe nuk eshte rob i faktit nga kendveshtrimi i te fuqishmit apo te pushtetshmit por eshte ndjeshmeri ndaj te vertetave te mundshmehellip ka shenuar mbi vepren kritiku Ali Aliu.

E risjellim kete fragment nga romani Udhetari kujtese per lexuesin si homazh per shkrimtarin e historise me dy librat e famshem Ali Pashe Tepelena dhe Skenderbeu duke kuptuar tani pas ndarjes nga jeta udhetimin e njeriut te heshtur por te mencur ne diturine e burrave te rralle ne kete vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›