Udhëtarët ankohen për vjedhje në aeroport

Pejania F.S (20), e lumtur po vinte nga SHBA-të të kalojë këtë verë pushimet në atdhe.
Të hënën e kësaj jave në mëngjes, aeroplani i saj nga Nju-Jork-u, nëpërmjet Frankfurtit të Gjermanisë, aterroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në bisedë për “Tribunën”, ajo thotë se kontrollin e pasaportave e kaloi pa problem, por ishte bërë merak për valixhet që nuk i vinin. Kjo vonesë, megjithatë, nuk e kishte shqetësuar se dikush mund të “fuste duart” në valixhet e saj.
Kur F.S thotë se ka shkuar në shtëpinë e saj në Pejë, ka parë kaos në valixhe. “Rrobat kanë qenë të hallakatura. E kam kërkuar celularin iPhone 4s, që e kam pas brenda, por ishte zhdukur, sikur edhe parfumet që i kam pas në një qese plastike që ishte shqyer tërësisht si të ishte kafshuar nga qentë”, thotë S . /Indeksonline/