E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Greqi, duel në sallëShqipëria është ndeshur edhe njëherë tjetër me Greqinë, ku kuqezinjtë e futbollit në sallë fituan me skuadrën helene 7-6, në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2008 (të fituar nga Brazili). Për skuadrën e drejtuar a

Shqipëria e minifutbollit do të luajë të mërkurën në Maltë (19 shkurt) kundër Greqisë (ora 17:00)  ndeshjen e parë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian të futbollit në sallë. Shqipëria bën pjesë në grupin C së bashku edhe me Maltën (vendin organizator), Greqinë e Gjeorgjinë.

Shqipëria është ndeshur edhe njëherë tjetër me Greqinë, ku kuqezinjtë e futbollit në sallë fituan me skuadrën helene 7-6, në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2008 (të fituar nga Brazili).

Për skuadrën e drejtuar atëherë nga Edi Martini realizuan Qopekaj (2), Behari, K.Kalus, Dajko, Lumanaj dhe Volumi. Shqipëria me dy fitore kundër Greqisë e Maltës zurin vendin e dytë në grupin 7, pas Sllovenisë me të cilin humbi.

Në kampionatin e fundit Europian (2007) të fituar nga Spanja, Shqipëria bënte pjesë në grupin A së bashku me Turqinë (humbi 0-6), Armeninë (humbi 5-3) dhe Finlandën (humbi 5-2), duke mos grumbulluar asnjë pikë.

Debutimin e parë Kombëtarja shqiptare e futbollit të 5x5 e ka pasur në raundin eliminator të edicionit 2004-2005, ku ia dolëm të linim pas Anglinë, falë një fitoreje të bujshme 8-6, ndërsa barazuam me Qipron 1-1, e kualifikuar për më tej falë golaverazhit më të mirë.

 
Kalendari
19.02.2009: Greqi-Shqipëri
20.02.2009: Maltë-Shqipëri
22.02.2009: Shqipëri-Gjeorgji

E Merkure, 18 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›