Udhëtimi i parë diplomatik për Sekretaren Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, pritet të takohet sot me homologun e saj britanik dhe gjerman.
Takimet e zonjës Klinton me Sekretarin e Jashtëm britanik, Dejvid Miliband, dhe me Ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Valter-Shtajnmajer, pritet të përqendrohen në gjendjen në Afganistan dhe programin bërthamor të Iranit.

Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë dje se po bëhën përgatitjet e fundit për udhëtimin e parë të zonjës Klinton jashtë vendit. Ajo do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën.
Zyrtarët thonë se qëllimi i vizitave të zonjës Klinton është të riafirmohen marrëdhëniet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me Japoninë dhe Korenë e Jugut si dhe të rishqyrtohen marrëdhëniet komplekse me Kinën.
Programi bërthamor i Koresë së Veriut pritet të jetë në krye të rendit të ditës gjatë tri vizitave të zonjës Klinton.
Zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë dje se po bëhën përgatitjet e fundit për udhëtimin e parë të zonjës Klinton jashtë vendit. Ajo do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën.
Zyrtarët thonë se qëllimi i vizitave të zonjës Klinton është të riafirmohen marrëdhëniet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me Japoninë dhe Korenë e Jugut si dhe të rishqyrtohen marrëdhëniet komplekse me Kinën.
Programi bërthamor i Koresë së Veriut pritet të jetë në krye të rendit të ditës gjatë tri vizitave të zonjës Klinton.//ap