E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Rritja ekonomike do të vazhdojë, jemi të gatshëm të zbusim efektet e krizës

Berisha ju përgjigj dje interesimit të gazetarëve, lidhur me rritjen ekonomike dhe efektet e mundshme të saj në Shqipëri.

Ndërkohë, midis të tjerave, Kryeministri Sal Berisha tha në përgjigje të interesimit të medias se kryesocialisit Edi Rama bashkë me njërin prej atyre që u censuron televizionin nga mëngjesi deri në darkë, kishte përcaktuar një njollë për ndërtimin e një fshati turistik, por që nuk është më, sepse qeveria është zbardhësja e asaj njolle që citohet në raportin e BB-së.   

Sipas kryeministrit ata i humbën llokmat, kanë humbur fshatrat, “llokmat” që i kishin grabitur. 

Referuar raportit Berisha tha se është një raport që është i mbushur me trillime, të cilat vijnë si rezultat i një rivaliteti midis grupeve të ndryshme të Bankës Botërore. 

“Në mars vjen një grup ekspertësh për të konstatuar në vend zhvillimet dhe jam i bindur që Shqipëria do të vlerësohet pozitivisht”, deklaroi dje Kryeministri, lidhur me procesin e liberal;vizimit të vizave.    

Duke parë krizën ekonomike që ka përfshirë shumë vende të botës a do vazhdojë rritja ekonomike në Shqipëri dhe në takimet që kishit me investitorët e mëdhenj të botës a ka premtime konkrete për investime në Shqipëri?

Së pari, a do vazhdojë rritja ekonomike në Shqipëri unë jam i sigurt se rritja ekonomike në Shqipëri do të vazhdojë. Nuk mund të them, pasi ju e dini që unë kam vështirësi të lindur të parashikoj shifra dhe përqindje, unë them atë që del, ky është rregulli im. Kur vjen puna te përqindja e veprave unë them veprat që dalin. Do ketë vështirësi. Për çfarë përpjekjet po bëhet sot? Përpjekja po bëhet për të rritur fuqinë blerëse por ka një rënie të ndjeshme të fuqisë globale blerëse, eksportet në çdo vend. Objektivat tona do të jenë që të qëndrojmë të gatshëm dhe të bëjmë çdo përpjekje për të amortizuar sa më pak pasojat e kësaj. Mund ti them që performanca financiare ka qenë shumë emirë. Disa deficite të vogla nuk do të mund të krijohen më dhe janë krijuar nga ndërmarrjet publike që s’janë përgjigjur. Por unë kam dhënë porosi të prera se asnjë ndërmarrje publike do të ketë të njëjtin trajtim për sa i përket detyrimeve. Asnjë tolerim, sepse kjo do të ishte shumë e gabuar, të marrësh një performancë të mirë te njëra e ta pasqyrosh te tjetra kjo nuk do të tolerohet. Në tërësi performanca financiare është shumë e mirë, është e shkëlqyer situata energjetike. Ju e shihni se politika e Sali Berishës dhe qeverisë së tij, zotimi i tij se nga viti 2007 e deri më sot nuk do të ketë më tutje ndërprerje të programuara të energjisë po jep rezultate shumë të mëdha. Ata të cilën nuk e zbatuan këtë politikë kanë penalizuar Shqipërinë një dekadë të tërë. Absolutisht. Shteti nuk ishte kurrë më mirë se në vitin 2008. Në vitin 2008 ne importuam 2.8 miliardë kv orë, kemi importuar katër herë më shumë se në vitin 2004, apo 2005 sepse prodhimi ishte i ulët. Atëherë ka qenë një politikë çnjerëzore e cila mori fund për të cilën unë jam zotuar se sa të ketë energji në tregjet rajonale dhe botërore, ne do ta blejmë atë pavarësisht kostot dhe çmimit. Dhe ja ku jemi ne sot. 

Cili ishte qëndrimi i zyrtarëve të lartë të BE, për liberalizimin e vizave?

Në të gjitha bisedimet e mia unë konstatova vetëm mirëkuptim të bashkëbiseduesve të mi, për paraqitjen nga Shqipëria për kërkesën e statusit të kandidatit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në përputhje me përmbushjen e kushteve. Nuk mund të bëhet fjalë që ne të synojmë të lëvizim pa viza pa përfunduar pasaportën biometrike dhe letërnjoftimet e reja por jemi në rrugë të plotësimit të tyre. Në mars vjen një grup ekspertësh për të konstatuar në vend zhvillimet dhe jam i bindur që Shqipëria do të vlerësohet pozitivisht.    

Zoti Kryeministër, ka pasur një raport të BB-së për një projekt i cili është drejtuar, deri pak muaj më pare, me dhëndrin tuaj. A ka dhënë dorëheqjen dhëndri juaj, pas raportit të kësaj banke?

E vërteta është një raport që është i mbushur me trillime, të cilat vijnë si rezultat i një rivaliteti midis grupeve të ndryshme të Bankës Botërore. E vërteta është që ato çfarë raporti, apo njolla që raporti ia atribuon kësaj qeverie, janë pikërisht njollat që zbardhi kjo qeveri dhe që i kishte nxirë qeveria e mëparshme. Nëse ne trashëguam një plan me njolla ndërtimi, në zona të caktuara ndërtimi, ku mafia shqiptare kishte vendosur të ndërtonte parajsën e saj, kjo qeveri dhe ky projekt i fshiu të gjitha ato dhe u dha të drejtën autoriteteve lokale për t’i përcaktuar ata zonat e zhvillimit, ndërkohë që studimi përjashton apo përcakton vetëm kushtet ku nuk mund të ndërtohej. Kjo është e vërteta. 

Për të mos hyrë në detaje, mund t’ju them se si Edi Rama, bashkë me njërin prej atyre që u kontrollon televizionin nga mëngjesi deri në darkë dhe nga darka në mëngjes, kishte përcaktuar një njollë për ndërtimin e një fshati, por që nuk është më. Këtë bëmë ne dhe, ata të cilët botuan një raport të pa miratuar nga Bordi¸ sepse duhet ta dini se ai është një raport i pa botuar nga bordi, nuk është paraqitur në bord, ata janë në panik të madh, sepse kanë mashtruar trilluar dhe janë kapur “me presh në dorë” me mashtrimet dhe trillimet e tyre. Të tjerë, natyrisht kanë humbur fshatrat, “llokmat” që i kishin grabitur dhe, për këtë gjë ka fakte që ne  do i paraqesim. Një ndër këta është zoti Rama dhe zoti Rama e ka humbur fshatin e tij. 

Gjatë javës që ju keni munguar në Shqipëri, ka pasur akuza edhe direkt nga opozita, për përfshirjen tuaj në çështjen Sheshori, pra keni marrë pjesë në dënimin e këtij personi? Personalisht, e njihni apo jo Sheshorin?   

Kush është ky? Nuk duhet t’i lejoni vetes që t’ju keqpërdorin, pavarësisht nga tmerri dhe ferrit që ju përjetoni nga pronarët, në një amoralitet të plotë, që për një leje ndërtimi apo një kontratë të paligjshme, kanë për borxh t’ju japin juve çdo lloj udhëzimi. Por ju duhet t’i refuzoni ata. Unë do të bëj ligjin përkatës që ata të mos ju bëjnë juve gjë.  Do ta bëj shumë shpejt këtë ligj. Ky është një emër që unë e dëgjoj për herë të parë në jetën time. Kur qenka dënuar ky?. E nderuar zonja gazetare, mirë ata që i’a kanë falë vetes mashtrimin, por ju duhet të bëni kujdes në atë që thoni. Jam ndodhur njëherë rastësisht në një darkë me Kryeministrin Berluskoni, në atë kohë ai ishte në opozitë, lider i Forca Italia, si dhe me një mik tjetër timin dhe Berluskoni më tha; A dini çfarë më ka ndodhur? Para tre javësh më akuzuan dhe thanë se Silvio ka vrarë një njeri. Ndërkohë që ai doli dhe tha; unë jam i gjallë dhe nuk kam vdekur. Edhe puna e këtij personi të dënuar, shikoni njëherë se mos nuk është i dënuar fare.     

Partia Socialiste ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një ankimim për ligjin e lustracionit. Ju jeni shprehur se kjo Gjykatë, nëse lidhet me konflikt interesi, do ribëhet. Atëherë, do të ngrihet autoriteti dhe do të shqyrtojë në radhë të parë  anëtarët e Gjykatës, apo Gjykata do të shprehet për ligjin dhe ju më pas do të vendosni se si do të veprohet? 

Mos më bëni mua anëtar të autoritetit. Autoriteti është ligjor. Ajo që mund të them unë është që problemi që e pengoi fund e krye konsensusin me PS-në, të cilin e kërkova 2 vjet rresht, është arkivi i dosjeve familjare të Edi Ramës. Këtë dua t'jua them ju me përgjegjësinë më të plotë se është kështu siç ua them unë. Është një arkiv i tmerrshëm, është njeri i mbajtur peng, unë kujtoja se ai mund të kishte mundur, por ai doli zemërpulë, e mbajtën peng ata. Ai thotë; fol ti që ka qenë dikush mbi mua që ka firmosur, nuk kam firmosur vetëm unë. Ky është problem i madh, sepse unë kurrë nuk e bëj fëmijën përgjegjës për të atin. Kurrë!. Është një parim i pandryshueshëm. Por kur fëmija do ta mbajë veten, është i pashërueshëm, çfarë mund t’i bëj unë atij?. Ndaj kjo është arsyeja që kemi të bëjmë me këtë problem.

A do të ketë vend për kompromis me Bashkinë e Tiranës për buxhetin e 2009?

A ka mundësi t’i përmbahemi përgjegjësinë publike. Përgjegjësia publike është universlae. Si mendoni ju që parlamenti të votojë buxhetin pa qenë unë aty?

Unë kurrë nuk mund ta imagjinojë që parlamenti i vendit tim si kryeministër të kërkojë votim buxheti dhe unë të mos ndodhem aty qoftë edhe sikur 24 orë rresht të vazhdojë parlamenti. Nuk do të kishte mëkat më të rëndë se i votohet buxheti atij që u kthye në një copë kristal si gjysmë daja i tij. Qytetarët nuk duan kristale qytetarët duan rrugë, infrastrukturë, shkolla. Pse nuk ndenji zotëria e tij, sepse kishte frikë nga katrahura që kishte bërë dhe mendoj se do të mashtronte qytetarët e Tiranës me një copë kristal si gjysmë daja i tij që dilte në bllok kur gjysma e popullit ngordhte nga uria, çonte lajmin nga Meksika se Shqipëria është vendi që konsumon më mirë ushqimin.

Këshilltarët e Tiranës janë parlamenti i Tiranës, dhe nëse Tirana ka një parlament të dytë, e ka në qytetin e Tiranës dhe çdo këshill është një parlament. Të mos ketë frikë zotëria nga ajo që ka bërë vet, të shkojë ta mbrojë me transparencë jo të dalë me ata të policisë bashkiake. Kam respekt për të gjithë punonjësit por buxhetin t’ua paraqesë këshilltarëve, projekt për projekt, është logjike ajo. Ka mbajt 6 milionë euro  nga buxheti, për fushatën elektorale. Direktiva është e qartë që ne jemi për miratimin e buxheteve kudo, si do të miratohet ai buxhet kur ai ka frikë nga buxheti i tij. Çfarë kujton ai se gënjehet kush me çmimet dhe me kristalet. Ato t’i tregojë në Pezë, qytetarët duan buxhetin. 

Zoti Berisha, ju thatë që ne nuk do të lëvizim nga objektivat e vënë nga FMN ndërkohë që thoni se nuk parashikoni as shifra për rritjen ekonomike, ndërkohë që FMN ka thënë se rritja ekonomike ka qenë 6 për qind kundrejt pretendimit tuaj se mund të ishte dy shifrore?

Absolutisht në muajt e parë ka qenë dyshifrorë, por po pres të tretin që të them sa është rritja vjetore. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Në mënyrë absolute, nuk di sa është rritja vjetore, sepse po pres sa të mbyllen rekordet. Por mos prisni kurrë nga unë, që të them një gjë tjetër,  përveç asaj që japin institucionet përgjegjëse. Nuk mund ta bëj një gjë të tillë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›