Udhëtimi i rrezikshëm i familjes spiune

Ndërkohë që ndodhen me pushime në Spanjë, familjarët e një njeriu rrëmbehen nga agjentë sekretë, të cilët kërkojnë me ngulm një valixhe misterioze.
Në një garë kundër kohës për shpëtimin e tyre, ai do të zbulojë një komplot të rrezikshëm qeveritar dhe një sekret të errët për të kaluarën e familjarëve të tij.
Kështu është fillimi i filmit që paraqitet me shumë fytyra, më shumë skena dhe i bërë me një montazh interesante që e shohim vetëm tek filmat aksion.
Ndërkohë që në këtë film do të mund të shikoni tashmë aktorët e njohur si Henry Cavill (që do të luaj Supermanin e ardhshëm), Bruce Willis dhe Sigourney Weaver të gjithë tashmë të njohur me filmat e tyre.
Filmi është bërë me regji të Mabrouk El Mechri (i cili është i njohur me filmat që ka punuar me Jean-Claude Van Damme) ndërkaq skenari është i shkruar nga Scott Wiper dhe John Petro, filmi është xhiruar në Spanjë kurse hero i tij është karakteri Will Shaw që luhet nga Cavill, që tashmë është një konsultat biznesi i dështuar në San Francisko dhe zgjedh që të pushoj me familjen e tij në Spanjë.
Willis luan Martinin, bosin e familjes së Shaq, që është një njëri enigmatik, njeri i parave të cilat i ka bërë duka hapur varre dhe madje vret njerëz edhe para syve të Ëill dhe para syve të tërë familjes së tij. Para se Martin të vdes, Will nuk e kishte ditur që babai i tij ishte një oficer i CIA-s. Thesari që ata kërkon në Lindjen e Mesme e që është zbuluar nga mitet e tyre është një valigje përmbajtja e të cilët kurrë nuk është zbuluar.
Së pari “The Cold Light of Day është një film kautiok me plot aksion ku në shumicën e tyre involvohet kush tjetër po i keqi Martin.
“The Cold Light of Day” që mund të shikohet nga personat mbi moshën 13 vjeçare dhe do të shfaqet gjatë gjithë javës së parafundit të nëntorit në DigiGold kanal që në Kosovë e sjell Kompania IPKO.
-----
The Cold Light of Day
Regjisor: Mabrouk El Mechri; skenari: Scott Wiper dhe John Petro; drejtor i fotografisë: Remi Adefarasin; montazha: Valerio Bonelli; muzika: Lucas Vidal; dizajner: Benjamín Fernández; kostumet: Sabine Daigeler; producentë: Trevor Macy dhe Marc D. Evans; Distributor: Summit Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë 33 minuta.
Aktorë: Henry Cavill (Will), Sigourney Weaver (Carrack), Bruce Willis (Martin), Verónica Echegui (Lucia), Roschdy Zem (Zahir), Joseph Mawle (Gorman), Óscar Jaenada (Maximo) dhe Caroline Goodall (Laurie).