Kreu i Shtetit Permbytjet nuk rrezikojne basenet e digat e Vaut te Dejes

Shkoder 4 dhjetor NOA - Pasi pa nga afer permbytjet ne qytetin e Shkodres ku takoi edhe banoret ne lagjen Xhabije ne hyrje te Shkodres e cila gjendet e tera nen uje presidenti Bamir Topi inspektoi sot edhe hidrocentralin e Vaut te Dejes si dhe u informua per masat e marra per perballimin e situates ne keto momente por edhe ne rast te perkeqesimit te motit kur reshjet pritet te rikthehen ne zone diten e merkure.
Presidenti tha ne nje deklarate per mediat se ka marre garanci qe nga perkeqesimi i motit nuk do te rrezikohen basenet e digat e hidrocentraleve duke informuar se jane te domosdoshem shkarkimet e ujit nga HEC-et.
Ne vertet jemi ne Vaun e Dejes por ky eshte nje sistem shume kompleks qe fillon nga Fierza vazhdon me Komanin dhe pastaj vjen ketu ne Vaun e Dejes. Ka pasur reshje te jashtezakonshme ne Fierze ajo dikton te gjithe kete regjim menaxhimi pra ky eshte nje menaxhim i detyruar por nje menaxhim shume shkencor. Pra gjithcka vjen pastaj per tu kujdesur me pjesen poshte. shte nje menaxhim shume kompleks do te thoja. Por ajo qe eshte me e rendesishmja sepse rreziku me i madh vjen nga digat e veprave te medha kjo eshte super e garantuar ceshtja eshte per te menaxhuar situaten poshte theksoi Presidenti.
Edhe presidenti uroi qe parashikimet e motit te jene te tilla qe koha te vije drejt permiresimit.
Presidenti rishtas ka bere me dije se autoritetet jane ne kontakt te vazhdueshem me vendet e NATO-s.
I pyetur nese mund te flitet me autoritetet maqedonase per bllokimin e prurjeve te metejshme Presidenti Topi vuri ne dukje se shte nje situate qe gjerat duhet te ndahen. Une i referohem specialisteve sepse nuk jane mendime qe i krijoj duke ardhur ketu. Pra shteti funksionon institucionet funksionojne mbi bazen e nje informacioni te panderprere ore pas ore. Une behem vetem interpret ne pozicionin e Presidentit per te garantuar njerezit qe rreziku qe vjen kryesisht nga digat dhe nga basenet eshte inekzistent pra eshte nje menaxhim jashtezakonisht korrekt dhe profesional siguroi Presidenti.
Ai ritheksoi se Shtabi i Emergjences eshte i teri ne terren per te sjelle ne normalitet sikunder cilesoi Presidenti fenomenin akut te permbytjeve.
mit/NOA