E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhezuesi per emigrantet ne Greqi

Nuk ka aspekt te jetes ku te mos jete bere dicka per imigrantet gjithe keto vite ne Greqi megjithe deficitet e pranuara nga te gjithe. Me perjashtim te nje laquohartografimiraquo te plote te shoqatave te tyre mungesa e te cilit i bente shpesh akoma edhe perfaqesuesit apo aktivistet e tyre te ngrinin supet per mjaft gjera para autoriteteve lokale dhe qendrore. Kjo deri para pak kohesh konkretisht deri ne muajin dhjetor kur Fakulteti i Gjeografise se Universitetit Harokopio te Athines hodhi ne qarkullim Udhezuesin e Emigranteve.

Fryt i punes 6-mujore te nje grupi shkencor ne bashkepunim me organizata dhe shoqata te imigranteve dhe i sponsorizuar ne masen 75 nga Fondi Evropian i Integrimit te Nenshtetasve te Vendeve te Treta dhe 25 nga fonde kombetare Udhezuesi prej 340 faqesh me 375 subjekte Organizata Joqeveritare dhe shoqata perben edhe tablone e pare te plote ne peisazhin e deritanishem te turbullt dhe te panaviguar te emigracionit ne Greqi.

laquoPavaresisht se ne te kaluaren ishin bere perpjekje asnje nuk ishte aq e kompletuar dhe aq analitike qe te perfshije nje numer kaq te madh shoqatash dhe OJQ i thote DW pergjegjesi shkencor i programit profesori asistent i Universitetit Apostollos Papadhopullos i cili e shpjegon interesimin qe ngjall Udhezuesi me laquoboshllekunraquo qe vjen per te mbuluar ne fushen e imigracionit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Apostolos Papadopoulos

Udhezuesi mbetet i hapur...

Per profesorin grek numri i faqeve te Udhezuesit laquombetet i hapurraquo per tu plotesuar me emrat e shoqatave te tjera qe do ti shtohen mozaikut aktual. Sic eshte p.sh. ajo e shoqates ne formim e siper te imigranteve te ishullit te Lesbosit pas aksionit te tyre vullnetar ne ndihme te bashkise qe i beri te njohur ne gjithe Greqine.

laquoNe beme nje perpjekje te sinqerte dhe i regjistruam te tere por Udhezuesi do te mbetet i hapur per aktualizim te vazhdueshemraquo thekson Papadhopullos. laquoVlefshmeria e tij eshte e vetekuptueshme. Dime kush eshte kushraquo shton ai dhe e cileson botimin nje laquoinstrument te vlefshemraquo ne duart e shtetit grek studiuesve por edhe vete imigranteve ne punen e tyre per imigracionin.

Shoqata Nene Tereza ne Selanik

Duke bere nje verifikim mbi te dhenat e faqes 246 ku figuron shoqata Nene Tereza e imigranteve te Selanikut ne anen tjeter te telefonit pergjigjet kryetarja e saj Valbona Hystuna Jeni shoqata e Imigranteve shqiptare Nene Tereza ne Selanik Po. Viti i krijimit eshte 2004-a Po po. Aktiviteti juaj ka te beje me mbrojtjen e te drejtave te imigranteve luften kunder racizmit ndryshimin e politikes ndaj imigracionit etj. Pikerisht... E dini qe keto te dhena jane perfshire ne nje Udhezues. laquoPo po te Universitetit Harokopio. Per mua eshte modeli i pare mjeti i pare mjaft i vlefshem per gjithe imigrantet. Puna eshte e shkelqyer. Une e kam perdorur shpesh here per te gjetur kontakte per te gjetur shoqata te tjera imigranteshraquo thote Valbona Hystuna per shoqaten ne fjale nga me aktivet dhe me vecori sic shenohet laquoofrimin e mesimit falas te shqipes per femijet e emigranteveraquo.

Shoqatat tjera shqitpare Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Imigrantet shqiptare

Ne faqet e tjera nga faqja 67 deri ne faqen 285 figurojne rreth 32 shoqata te imigranteve shqiptare. Qe nga Kreta e larget me emertimin laquoSkenderbeuraquo deri tek laquoShqiponjaraquo e Aspropirgut afer Athines apo laquoIliriaraquo e Magnezise dhe laquoArberiaraquo e Larises ne Greqine kontinentale. Emertime me nje simbolike te vecante qe percjellin keshtu edhe identitetin e shoqatave.

A mundet dikush qe permes te dhenave te Udhezuesit te skicoje ne nje fare menyre dhe vete laquoprofilin e imigracionitraquo laquoSigurisht qe mund ta beje. Me intervistat tet a tet apo me telefon mbi bazen e nje pyetesori perfituam te dhena per opinionet e tyre per imigracionin aktivitetet rrjetet e tyreraquo thote Papadhopullos. Ai i cileson keto te dhena nje laquokapital te rendesishem informacioniraquo vecanerisht per komunitetin shqiptar qe laquoeshte edhe me i madhiraquo. Por numri i shoqatave sipas tij gjithsesi nuk eshte analog i numrit te madh te imigranteve shqiptare qe sic theksohet ne hyrje perben komunitetin me te madh me 60 te pasuar nga bullgaret me 8.

Udhezuesi pra eshte shume me teper se pergjigjet e nje pyetesori ose sic theksohet nga perpiluesit e tij laquonuk eshte nje procedure teknikeraquo. Ndaj dhe hapet me nje hyrje te zgjeruar me informacion per konributin e imigranteve por edhe komente dhe verejtje per politiken komunitare dhe greke per imigracionin.

laquoMund te kishin nje rol me te rendesishem pra shteti mund ti kishte me shpesh ne tavoline per problemet apo edhe konfliktet qe nuk jane te shumta por ekzistojneraquo thote Papadhopullos qe e ka imigracionin teme te preferuar te punes se tij studimore.

Integrimi...

E lidhur me kete rol eshte edhe verejtja per laquointegrim ne planin personalraquo dhe njekohesisht per laquomargjinalizim ligjor edhe institucional ne planin kolektivraquo. laquoPikerisht ashtu eshte ekziston nje integrim imigrantesh si persona apo familje ne qofte se jane dinamike ne qofte se jane njerez me strategji - e them ne kuptimin e mire fjalen strategji se imigrantet shqiptare duan te integrohen ne shoqerine greke - por ekziston nje deficit ne integrimin institucional per te cilin shoqatat mund te luajne nje rol te madhraquo. Por cfare mendimi ka per opinionin se imigrantet shqiptare kane shkallen me te larte te integrimit spontan Jam plotesisht dakord me kete opinion. Kam bere studime ne zonat rurale te vendit dhe po iu them se kjo ndodh ne te gjithe vendin ku jane te pranishem imigrantet shqiptare dhe jo vetem ne zonat e medha urbaneraquo pergjigjet ai.

Udhezuesi sado i plote sigurisht qe nuk thote gjithe te verteten. Ashtu si edhe shifrat. Ne kete kuptim ai duhet pare thjesht si nje busull. Per ata qe duan ta perftojne aktualisht mund ta gjejne vetem ne Internet ne adresat.

Niko Anagnosti

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›