Ujdi jo e mire per drejtesine serbe Denohet ylli serb i muzikes Ceca

Ylli i muzikes popullore Svetlana Razhnjatoviq e pranoi se ka pervetesuar ne menyre te paligjshme para nga transferimi i lojtareve te klubit futbollistik Obiliq ne klubet e huaja. Ajo per kete u denua me nje vit burg shtepiak. Megjithate ajo ne arrest shtepiak do te kaloje vetem tete muajt e ardhshem sepse kater muaj ajo i ka kaluar tashme ne paraburgim. Pervec burgut shtepiak ikona e lufterave te viteve nentedhjete ne Serbi dhe e veja e komandantit te njesive paramilitare serbe Zhelko Razhnjatoviq - Arkan do te duhet te paguaje edhe nje milione euro denim.
Mesazh i keq per publikun
Drejtori i Komitetit per te drejtat e njeriut Milan Antonijeviq vlereson per Deutsche Wellen se ujdia e arritur per qytetaret eshte shume e bute por nuk eshte as ne interes te publikut qe te kete nje gjykim maratonik. Mendoj se shteti ka nje pozite shume me te mire negociuese keshtu qe nuk duhet te pranoj oferten e pare qe i ofrohet. Ne kete menyre dergohet nje mesazh i keq nese pas kryerjes se veprave te tilla keni mundesine e arritjes se nje ujdie e cila sipas mendimit tim eshte shume e bute vlereson Antonijeviq.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ylli i muzikes popullore serbe akuzohet per mashtrim
Sociologu Ratko Bozhoviq thote se megjithate ujdia e arritur mes Razhnjatoviqit dhe Prokurorise eshte nje zgjidhje e mire. Eumlshte gjetur nje forme qe te mos injorohet as ligji e as faji por edhe te mos injorohet nje personalitet i cili ka rendesi per nje pjese te publikut thote Bozhoviq. Ai shton se rasti i Ceca Razhhnjatoviqit nuk eshte rasti me i rendesishem dhe me problematik per drejtesine serbe pasi edhe shume peshq te medhenj te tjere i jane shmangur dores se drejtesise posacerisht njerezit te cilet kane pervetesuar parane publike.
Kater milione marka dhe tre milione dollare
Marreveshja perfshin edhe motren e Svetlana Razhnjatoviqit Lidija Ocokojliqin e cila e ka pranuar se ka ndihmuar motren e saj ne mashtrimet rreth transferimit te futbollisteve. Ajo eshte denuar me gjashte muaj burg shtepiak te cilin do ta mbaj me familjen ne banesen e saj. Marreveshja nuk perfshin dy te akuzarit e tjere Dragisha Biniqin dhe Jovan Dimitrijeviqin te cilet aktakuza i ngarkon me transferimin e paligjshem te vetem nje lojtari.
Nese Gjykata e Larte e miraton marreveshjen atehere Ceca dhe motra e saj nuk do te gjykohen por do te vlejne denimet per te cilat eshte rene dakord me Prokurorine. Razhnjatoviq dhe motra e saj do te jene te detyruara pastaj qe gjate kohes se burgimit shtepiak te mbajne ne kembe nga nje prange elektronike permes se ciles drejtoria per ekzekutimin e sanksioneve penale do te kete mundesine te vezhgoje levizjet e tyre.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ceca ne koncert
Aktakuza kunder Svetlana Razhnjatoviq eshte ngritur nga Prokuroria e Pergjithshme ne Beograd ne fund te muajit mars dhe ate pas nje procesi hetimor i cili zgjati mbi tete vjet. Permes saj Svetlana Razhnjatoviq dhe bashkepunetoret e saj akuzoheshin se nga transferimi i lojetareve te Obliqit ne klubet e huaja kishin vjedhur rreth kater milion marka gjermane dhe me shume se tre milion dollare.
Pa u pyetur per origjinen e pasurise
Hetimi kunder kengetares se muzikes popullore ka nisur ne prill te vitit 2003 per shkak te posedimit ilegal te armeve. Ajo u arrestua atehere ne operacionin policor Shpata ndersa ne vilen ku ajo jetonte u gjeten shume arme zjarri. Paralelisht me ngritjen e aktakuzes prokuroria kerkoi fillimin e hetimeve financiare per te zbuluar se cfare pasurie posedon Razhnjatoviq. Megjithate ne qofte se ujdia pranohet edhe nga Gjykata e Larte ne Beograd atehere ajo nuk do te pyetet per origjinen e pasurise se saj thekson per Deutsche Wellen zedhenesi i Prokurorise Tomo Zoriq.
Miqesia me politikanet
Ivica Daciq minister i Puneve te Brendshme nga radhet e SPS-it i cili sic e ka thene edhe vet ne disa raste se eshte mik qe nga femijeria me Svetlana Razhnjatoviqin dhe shpesh mysafir ne festat e saj familjare i hodhi poshte pohimet se e ka mbrojtur Svetlanen. Fakti qe une jam shok me dike nuk do te thote qe organet shteterore nuk duhet te kryejne punen e tyre. Se a kane te drejte organet shteterore apo njerezite e tjere per kete vendos ne fund gjykata tha Daciq.
Svetlana Razhnjatoviq e njohur me emrin e estrades Ceca ka kenduar ne vitin 2007 ne mitingun e organizuar gjate fushates zgjedhore dhe ne pauze kishte falenderuar kryeministrin e dashur i cili e ka bashkuar Serbine Vojisllav Koshtunicen. Koshtunica eshte pare atehere per here te pare dhe te fundit duke kenduar ne publik.
Simbol i viteve 90-te
Kengetarja Ceca para 20 vitesh ka qene e martuar me Zhelkjo Razhnjatoviqin ndash Arkanin komandantin e njesive te atehershme paramilitare serbe te Gardes vullnetare serbe. Ai ka qene i akuzuar per krime lufte ne ish-Jugosllavi. Arkani eshte vrare ne vitin 2000 ne rrethana ende te pasqaruara. Ceca i ka kushtuar atij disa nga kenget me te popullarizuara te saj.
Autor Vesna Rajkoviq / Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi