Udinese, ngushtohet koha për Bogdanin

Udineze nuk kërkon të humbasë më kohë dhe eshte shumë afër blerjes së sulmuesit 29-vjecar shqiptar të Sienës, Erjon Bogdani. Lajmi bëhet i ditur nga faqja yahoo.it. Drejtuesit e dy kluvee janë takuar edhe pse rinovimi i kontratës së shqiptarit të suksesshëm në Serinë A ka kohë që është kryer. Udineze duhet të mposhtë konkurrencën e fortë me Kievon, Bolonjën dhe Xhenoa, por Udineze do të luftojë fort për të mbushur boshllëkun në sulm që mund të lërë Vicenco Iakuinta që do të ketë destinacion Romën.