E Shtunë, 31 Tetor 2026

CSKA e Sofjes mund kampionen e Maqedonisë 2-0

CSKA-ja e Sofjes, kundërshtari i Dinamos në Kupën fitoi sot miqësoren me kampionen e Maqedonisë, Rabotnichki Kometal me rezultatin 2-0. Golat për nënkampionët e Bullgarisë u shënuan nga i njëjti lojtar Florentin Petre. Ndërkohë, bëhet e ditur nga bashkëpunëtori i albania-sport.com, gazetari bullgar Ivo Andreev Stefanov, se lojtari Hristo Yanev nënshkroi një kontratë tri vjecare me ekipin francez të Grenoblit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›