Gjyqtarë izraelitë për Dinamo-CSKA e Sofjes

Një treshe izraelite e kryesuar nga gjyqtari Haim Yakov do të gjykojë ndeshjen e raundit të parë të Kupës UEFA, Dinamo e Tiranës–CSKA e Sofjes. Ndeshja e kthimit që do të zhvillohet në kryeqytetin bullgar do të gjykohet nga një treshe hungareze me kryesor Yanus Mekiebiru.