Ambientet e votimit në 8 maj, Nishani garanton sigurinë

Në kohën kur debati mes perfaqësuesve të PS e PD për vendet e votimit është mjaft i nxehtë, ministri i Brendshëm Bujar Nishani garanton siguri për ambjentet e votimit në zgjedhjet lokale të 8 majit.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun kosovar Rexhepi, ministri Nishani ka deklaruar se të gjithë punonjësit e policisë janë trajnuar dhe ditën e zgjedhjeve nuk do të ketë asnjë incident.
Edhe ministri i Kosovës bëri apel për zgjedhje pa incidente në 8 maj. Dy ministrat nënshkruan një marrëveshje edhe për lehtësimin e kalimit të kontrollit kufitar të qytetarëve të dy vendeve.
Ministri Nishani deklaroi se brenda pak muajsh, ndërmjet dy vendeve do ketë lëvizje të lirë. Dy homologët garantuan edhe një herë se nuk do ketë asnjë pengesë si nga autoritetet shqiptare dhe ato kosovare për hetimin e akuzave për trafik organesh në dy vendet gjatë luftës në Kosovë.