Sejdiu kundër shkëmbimit të territoreve. Do të hapte kutinë e Pandorës

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka kundërshtuar me forcë mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në fjalimin e tij vjetor para deputetëve, numri një i shtetit tha se idetë për shkëmbim të territoreve dhe ndryshim të kufijve janë eksperimente të rrezikshme që çojnë në hapjen e Kutisë së Pandorës për krejt Ballkanin Perëndimor.
“Nga ky Kuvend, ne ju themi sërish të gjithë atyre që flasin për ndryshime kufijsh dhe shkëmbime territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë, se ne e kundërshtojmë forcërisht çdo ide të tillë të pamatur, sepse çmojmë realitetet ekzistuese në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Pra, secili zot në shtëpi të vet, pasi që ne nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për t’i falur askujt. Idetë për lëvizje kufijsh janë gjithmonë të rrezikshme, por ato janë veçmas të rrezikshme në rajonin tonë” tha Sejdiu.
Presidenti Sejdiu ka ftuar homologun e tij serb Boris Tadiç, të distancohet nga grupet që nxitën dhunën dhe rritën tensionet në veri të Mitrovicës, ku mbeti i vrarë një qytetar boshnjak i Kosovës dhe rreth 20 të tjerë u plagosën.
“Ende veprojnë forca krimi që vazhdojnë ta pengojnë suksesin e Kosovës, duke nxitur e duke krijuar skena dhune e terrori në pjesë të caktuara të vendit, veçmas në veri të Mitrovicës. Ato janë drejtpërdrejt nën urdhrat e atyre që e përgjakën në mënyrë brutale Kosovën edhe në dekadën e fundit të shekullit XX. Para pak ditësh, pak kilometra nga ky Kuvend, ne i dëgjuam thirrjet “Vrasje shqiptarëve!”. Këto thirrje kobzeza, për fat të keq, na i rikujtojnë skenat e dikurshme të thirrjeve shoviniste antishqiptare të grupeve ekstremiste të Sllobodan Millosheviçit, të cilat e çuan rajonin në lufta të përgjakshme, plagët e të cilave popujt e kësaj pjese të botës ende nuk po mund t’i shërojnë” tha Sejdiu.
Duke folur për marrëdhëniet me fqinjët, të cilat i vlerësoi si të shkëlqyera, Presidenti Sejdiu tha se Kosova është e gatshme të bisedojë me Serbinë kudo dhe kurdo për të gjithat temat që janë me interes për dy shtete sovrane dhe fqinje, por asnjëherë për çështjen e pavarësisë dhe të integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Bul Salihu