Rrëzohet dekreti tjetër i Topit, PD kundër Muçmatës
Votën kunder të maxhorancës në seancë plenare do ta ketë dhe Vexhi Mucmata, kandidati i 3 i presidentit për në Gjykatën e Lartë. Në relacionin e komisionit të ligjeve, pas dëgjesës së një jave më parë, Mucmata vlerësohet si i pabesueshem dhe ish punonjës i struktuarve represive të regjimit.
"Kandidati ka shërbyer në strukturat represive të regjimit të vjetër komunist, në rolin e hetuesit dhe ka qenë drejt për drejtë i përfshirë në hetimin e veprave penale me natyrë politike. Besimi te ky kandidat ne integritetin moral dhe profesional vlerësoj se është i mangët dhe ai nuk përbën kandidaturën e përshtatshme për të dhënë pëlqimin e komisionit dhe më pas të Kuvendit për detyrën madhore të Gjykatësit të Lartë", tha Viktor Gumi, deputet i PD-së.
Por ndonëse deputetët demokratë në sinkron mes tyre njoftonin votën kundër prokurorit jo transparent, LSI deklaroi se do e votojë pro. "Një prokuror, një figurë goxha e kompletuar, një figurë që me plot gojën mund ta quaj ikonë të prokurorisë shqiptare, një figurë që duhet vlerësuar dhe të mos thuhet me integritet të mangët moral dhe profesional. Kam votuar me bindje dhe ndërgjegje të plotë edhe zonjën Xhoxhaj, edhe zotin Kosta edhe për zotin Como kam votuar, dhe kështu do votoj dhe për zotin Mucmata", tha Nasip Naco, deputet i LSI-së.
Gjatë diskutimit për kandidatin për në Gjykatën e Lartë opozita nuk ishte e pranishme, por u kthye ne seancën e komisionit për pikën tjetër të rendit të ditës.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 12 korrik 2010 ) < I mëparshmi