E Diel, 1 Nëntor 2026

Uimbëlldon, britaniku Mërrej kualifikohet me vështirësi

Endi Mërrej është kualifikuar me vështirësi për në turin e dytë të turneun Grand Slam Uimbëlldon. Tenisti skocez, tek i cili shpresojnë të gjithë tifozët vendas, mundi me vështirësi 3-1 me sete spanjollin Daniel Gimeno-Traver. Mërrej, i cili mban vendin e katërt në renditjen e përgjithshme të tenisit botëror, humbi setin e parë, ndërsa më pas e kishte shumë të vështirë të siguronte fitoren përballë kundërshtarit të tij, i cili rezistoi në setin e dytë, përpara se të dorëzohej në dy setet e fundit.

Megjithëse me vështirësi, Mërrej ka arritur të sigurojë kualifkimin për në raundin tjetër të turneut të rëndësishëm, i cili megjithëse zhvillohet në Angli, prej 75-vjetësh nuk fitohet nga një tensit britanik. Në turneun Uimbëlldon për femra, Francesca Schiavone është kualfikuar për në raundin tjetër pas fitores 2-1 me sete ndaj tenistes Jelena Dokiç. Italiania, e cila humbi finalen e turneut “Roland Garros” vetëm dy javë më parë u tregua e saktë në lojën e saj, duke vazhduar rrugën në objektivin e saj për të fituar një titull Grand Slam në këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›