E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers: Mire se erdhe Shqiperi

"Mire se erdhe Shqiperi". Keshtu e pershendeti marrjen e fteses se Shqiperise per anetaresim ne NATO, ambasadori i SHBA ne vendin tone, Xhon Uithers. Ai e quajti nje dite gezimi dhe me domethenie historike si per shqiptaret ashtu edhe amerikanet. "Sot, ne, populli amerikan, mes anetareve te tjere te Aleances, ju therrasim ju, popullin shqiptar, te hyni ne Aleancen me te rendesishme te politikes se jashtme ne historine tone", vijoi Uithers, duke vleresuar se kjo eshte nje Aleance qe ne kushte ekstreme, i perkushton t'ju ndihmojme edhe me jetet e ushtareve te tyre.

Ambasadori amerikan vleresoi se ftesa e Shqiperise per ne NATO eshte nje triumf i popullit shqiptar, i asnje partie apo nje tjetre, por i te gjithe shqiptareve,

te te gjitha partive, qe punojne dhe sakrifikojne se bashku. "Eshte nje prej angazhimeve me te rendesishme qe ne mund te marrim persiper per popullin shqiptar.

Dhe ky angazhim njeh perkushtimin e te gjithe shqiptareve ndaj demokracise,

sundimit te ligjit, dhe nje te ardhmeje me te mire per vendin, pas nates se erret

te komunizmit", theksoi Uiters. Duke cituar disa fjale te Presidentit Truman ne vitin 1949 me rastin e themelimit te Aleances se NATO-s, Uithers u shpreh se "siguria dhe mireqenia e secilit anetar te kesaj bashkesie varet nga siguria dhe mireqenia e te gjitheve. Asnje prej nesh, i vetem, nuk mund te arrije begatine ekonomike dhe sigurine ushtarake. Asnje prej nesh, i vetem, nuk mund te siguroje vazhdimesine e lirise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›