Basha: Ftesen e morem, te vazhdojne reformat
Ministri i Jashtem i Shqiperise, Lulzim Basha, vlereson se arritjet ne rrugen e reformave kane krijuar kete klime pozitive per Shqiperine. Ne nje interviste dhene dje ne Bukuresht, Basha tha se edhe pas marrjes se fteses nga NATO, reformat duhet te vazhdojne.
Cilat jane sfidat per Shqiperine nga momenti i marrjes se fteses deri ne anetaresim te plote?
Sigurisht qe sfidat do te vazhdojne, reformat e nisura dhe te vleresuara duhet te vazhdojne, ato duhet te jene te natyres sistematike dhe rezultatet e arritura deri tani duhet te jene te pakthyeshme. Nga ana tjeter, procesi i anetaresimit ne vetvete eshte nje tjeter test i kapaciteteve te Shqiperise, po jo pak i ngjashem me testet e tjera qe kemi kaluar nepermjet nente plan-veprimeve per anetaresim. Vendi yne i ka te gjitha kapacitetet per ta kaluar kete test me sukses dhe ta kaloje kete test brenda nje kohe te shkurter. Do te kemi dy raunde negociatash pas marrjes se fteses, do te kemi dorezimin e nje plan-veprimi tjeter sekretariatit te pergjithshem, plan veprimi i cili do te shprehe qarte dhe ne terma kohore te percaktuara mire rrafshet kryesore te reformave dhe si do te ecin ato. Ky plan-veprimi, i cili pritet te miratohet nga trupa perfaqesuese e NATO-s ne Bruksel, keshilli i ambasadoreve, me pas do te ratifikohet nga vendet anetare te aleances dhe me perfundimin e ketij procesi, per te cilin ne do te bejme te gjitha perpjekjet qe te jete sa me i shkurter, Shqiperia, formalisht, do te marre te gjitha te drejtat qe i takojne si anetare e plote e aleances.
Cilat jane perfitimet e vendit tone ne kuadrin e zhvillimeve te fundit?
Nga pikepamja e perfitimeve, Shqiperia do te perfitoje shume. Perfitime te menjehershme do te jene ato ne fushen e sigurise. Sic eshte shprehur Kryeministri Berisha, ky eshte investimi me i madh ne sigurine kombetare dhe nga kjo pikepamje, ngjarja me e rendesishme qe nga shpallja e pavaresise qe i ka ndodhur shtetit tone. Duke pasur parasysh historine tone, duke pasur parasysh kercenimet per vete ekzistencen e shtetit shqiptar i bashkengjitem plotesisht kesaj pikepamjeje. Interesat tona kombetare ne teresi marrin nje garanci te metejshme, ndersa zeri i Shqiperise i bashkengjitet me te drejta te plota klubit te aleances me te fuqishme politike dhe ushtarake, duke luajtur te njejtin rol qe kemi luajtur deri tani, mbeshtetje te plote per axhenden evropiane dhe euroatlantike te rajonit, por dhe nje garanci e forte per interesat tona shteterore dhe kombetare brenda dhe jashte Shqiperise.