E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Berisha: E merituam ftesen

Denis Dedej

Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi dhe Kryeministri Berisha vleresojne marrjen e fteses nga NATO, si nje ngjarje historike per popullin shqiptar. Ne emision "Opinion", ne TV Klan, te Blendi Fevizut, dy kreret me te larte te shtetit cilesojne vendimin me te fundit te 26 vendeve anetare te NATO-s, per zgjerimin e saj dhe me Shqiperine e Kroacine, si shume te rendesishme, si edhe nje angazhim dhe pergjegjesi per politiken shqiptare per plotesimin e standardeve demokratike. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit ka pranuar edhe pasigurine e tij ne lidhje me kete ftese, duke e bazuar kete ne friken se mund te ndikohej nga ceshtjet rajonale, pasi rajoni per te nuk ka akoma stabilitetin e duhur dhe kjo mund te sillte edhe nje shtyrje te kesaj ftese. Perpos kesaj, ashtu sic ka paralajmeruar dhe Shtepia e Bardhe para disa ditesh, Presidenti dhe Kryeministri shqiptar do te takohen me Presidentin Bush, ne Kroaci, ne kuader te takimeve me vendet qe perfituan ftesen per ne NAO nga Samiti i Bukureshtit.

Kreu i shtetit, Bamir Topi, pas marrjes se fteses per ne NATO nga Samiti i Bukureshtit, eshte shprehur se ka besuar gjithnje ne nje vendim te tille nga 26 vendet e Aleances se Atlantikut ne favor te Shqiperise. Ne te njejten kohe, ai eshte shprehur se Shqiperia e ka merituar ftesen, duke nenvizuar faktin se jane realizuar nje sere reformash integruese te cilat i kane siguruar dhe nje vend Shqiperise perkrah vendeve te NATO-s. Ai ka vleresuar rolin e Presidentit amerikan, Bush, per marrjen e fteses per ne NATO, duke e cilesuar shume aktiv ne funksion te ketij vendimi. "U bene vite qe ne merremi me politike, qe marrim pjese ne takime, ky ka qene ne menyre shume substanciale, por Shqiperia sot le historikisht periudhen e tranzicionit dhe ecen drejt se ardhmes. Te marresh ftesen per anetaresim nga shtetet me te rendesishme ne bote, do te thote qe ke kaluar disa prova shume te rendesishme", ka deklaruar Topi. Per te cilin bashkepunimi mes partive politike ka qene efikas. Ne te njejten kohe, ai ka nenvizuar dhe faktin se reforma zgjedhore duhet te perfundoje, per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme. Duke iu rikthyer edhe njehere fteses, Topi eshte shprehur se "ka dy momente, i pari eshte qe Shqiperia ka bere vertet progres, nga pikepamja e mbeshtetjes ka qene ne mbeshtetje shume te madhe te vendeve te NATO-s dhe Presidenti Bush ka qene shume aktiv ne kete proces". Nderkohe qe ne lidhje me Maqedonine, ai eshte shprehur se procesi eshte i hapur dhe natyrisht qe do kohe qe ata te merren me ceshtjen e emrit. Kemi pasur kontakte me autoritet maqedonase, kuptohej qe verehej nje shqetesim i natyrshem i pales maqedonase. Ai vlereson dhe urimin e Presidentit kosovar, Sejdiu, si dhe te homologeve te tjere.

"E meritonim plotesisht ftesen per ne NATO sepse ne keto 16 vite shqiptaret kane deshmuar luajalitetin me te madh ne bashkepunimin me te ngushte dhe te gjithanshem me NATO-n, kjo pasi shqiptaret jane transformuar me shume se te gjithe kombet e tjera ish-komuniste, po te marrim parasysh nga ku e nisem", deklaron Berisha mbi meriten e fteses nga Shqiperia. Sipas tij, e rendesishme eshte qe Shqiperia nepermjet reformave te thella dhe te gjithanshme, ka treguar se ftesa per te qene ne gjirin e vendeve anetare te Aleances, eshte nje arritje e te gjithe shqiptareve. Jo pa qellim keto reforma, per te, u vleresuan vetem pese dite me pare nga po keto vende zyrtare te NATO-s dhe te Bashkimit Evropian, si frymezuese per rajonin, u njohen, u legjitimuan dhe bene qe te kete navigitet te plote dhe te mos kete asnje verejtje per t'i ofruar ftesen Shqiperise dhe shqiptareve. Me marrjen e fteses se NATO-s, Shqiperia ka edhe me shume detyra per te permbushur. Ne lidhje me keto angazhime, Kryeministri Berisha pohon se kjo ceshtje kerkon me shume pergjegjesi dhe angazhim per Shqiperine. "Ka pergjegjesi, jam dakord, por ne do t'i permbushim ato, qofte duke konsoliduar institucionet demokratike, qofte duke progreduar me reformat ne ushtri dhe me shnderrimin e saj ne nje ushtri te afte per t'u shpalosur me perqindjen me te madhe qe kerkohet nga NATO-ja, krahas njesive te saj", nenvizoi kreu i ekzekutivit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›