E Diel, 1 Nëntor 2026

Uithers: Opozita ti japë fund bojkotit, nuk është në interes të vendit

Tiranë, 13 nëntor NOA - Ambasadori i SHBA-së, John Uithers bashku dhe me ambasadorë të tjerë Evropiane zhvilluan sot një takim me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Komisionit Evropian Helmut Lohan, i OSBE-së Robert Bosch, ambasadori suedez e ai spanjoll.

Takimi u krye në klryesinë e Parlamentit dhe nisi rreth orës 12:30 e zgjati një orë.

Ndërkohë që fill pas këtij takimi, ambasadori amerikan Uithers, dha një prononcim për mediat me anë të së cilës i bëri thirrje opozitës ti japë fund bojkotit.

Ti jepet fund krizës politike. Lidershipi politik duhet të zgjidhë krizën. Bojkoti i opozitës nuk është në interes të vendit deklaroi Uithers.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›