Basha: Heqja e vizave, tulla e fundit Murit të Berlinit

Tiranë, 13 nëntor NOA Heqja e vizave midis Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, dhe Shqipërisë në veçanti, është tulla e fundit e Murit të Berlinit.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha e bëri këtë deklaratë gjatë kumtesës së tij në seminarin
Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe Shqipëria, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti i Kërkimeve Alcide De Gasperi.
Më herët në fjalën e tij Ministri Basha solli në vëmendjen e të pranishmëve konstatimin se njëzet vjet më pas, Muri i Berlinit ka rënë në të gjitha dimensionet dhe format e tij në Shqipëri, rreth saj dhe në Ballkanin Perëndimor.
Pikërisht në referim të këtij fakti, duke u ndalur tek momenti i heqjes së vizave me Bashkimin Evropian, ministri Basha e cilësoi historik vendimin e Parlamentit Evropian që i kërkoi Komisionit Evropian që Shqipërinë së bashku me Bosnje-Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, ti rendisë në listën e bardhë të vendeve Shengen, duke kërkuar që konfirmimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën, të bëhet menjëherë pas konfirmimit të kritereve teknike.
Ministri Basha theksoi në fjalën e tij se secili prej sistemeve që zotëron sot Shqipëria është qartësisht më modern, më i përparuar dhe më efikas se cilido prej sistemeve prezent në Ballkanin Perëndimor, i krahasueshëm, madje edhe me disa vlera teknike superiore ndaj sistemeve të praktikuara në zonën Schengen.
Në këtë aspekt, Ministri Basha informoi të pranishmit se:
Me rënien e murit të vizave, qytetarët shqiptarë përfundimisht do të realizojnë atë ëndërr, e cila u bë lajtmotivi i jetës së tyre për liri dhe demokraci Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa
Ti bëjmë shqiptarët të ndihen evropianë, dinjitozë, duke lëvizur të lirë në Evropën e bashkuar-deklaroi ministri Basha.
k.k/NOA