Uithers:Policia,të ketë kujdes me qytetarët

Qeveria amerikane i ka dhuruar akademisë së policisë një stimulator të përdorimit të armëve të zjarrit. Gjatë cermonisë së përurimit ishin të pranishëm ambasadori amerikan në Tiranë Uithers dhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Ahmet Prençi. Ambasadori amerikan, John Uithers, ka kërkuar nga punonjësit e policisë që të jenë më të kujdesshëm në trajtimin e qytetarëve. Policia duhet të tregojë maturi në vendimet për përdorur forcën ndaj qytetarëve, nëse këta të fundit kundërshtojnë, u shpreh Uithers. Kryediplomati amerikan shtoi se sistemi që kemi dhuruar ka qëllim që të trajnojë oficerët e policisë në ndërmarrjen e vendimeve për përdorimin e forcës dhe armëve në situata kritike.