Serbia: Tirana të hetojë për trafik organesh

Serbia nuk heq dorë nga akuzat për trafikim organesh të të burgosurve serbë në veri të Shqipërisë gjatë vitit 1999. Beogradi zyrtar pretendon të ketë gjetur të tjera fakte që vërtetojnë akuzta e tyre. Zëdhënësi i prokurorisë së përgjithshme serbe, Bruno Vekariç, gjatë një prononcimi për Reuters ka deklaruar se tashmë kanë siguruar fakte që vërtetojnë pretendimet e tyre. "Provat e reja tregojnë se krimet për të cilat dyshohet kanë ndodhur në veri të Shqipërisë. Ne do t'i dërgojmë një kërkesë zyrtare prokurorisë në Tiranë duke kërkuar më shumë informacione për gjetjet tona", ka thënë ai. Akuzat ndaj UÇK-së u bënë publike në librin e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte, pas largimit të saj nga detyra. Në vitin 2005 është kryer një ispektim-verifikim i përbashkët me hetues të ardhur nga Haga në disa zona dhe ambiente në Burrel, ku u arrit në konkluzionin e përbashkët se nuk kishte gjë të vërtetë rreth shkrimeve të Karla del Pontes për ekzistencën e një klinike të transplantimit të organeve të serbëve të depërtuar nga ish-UÇK-ja për në Shqipëri. Prokurori Serb nisi hetimet për trafik organesh të shtetasve serbe në veri të Shqipërise kur ish kryeprokurorja e Hagës Karla del Ponte shkruante ne librin e saj "Gjuetia e fundit", se ekziston një raport "i besueshëm" mbi fatin e ushtarëve serbë në këtë zonë. Del Ponte tha se hetimet e saj u ndërprenë për shkak të mungesës së fakteve dhe resiztencës së disa figurave më të vjetra në OKB. Ish-Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte, flet për "faktin" që, në një shtëpi në një fshat në Veri të Shqipërisë, mund të jenë kryer transplante të 300 robërve serbë të luftës, në vitin 1999.
Vetë banorët në fshatin Gurrë të Matit e kanë hedhur poshtë publikisht këtë fakt. Sipas tyre zona e tyre nuk ka shërbyer kurrë si klinikë transplantesh dhe i kanë mohuar akuzat e drejtpërdrejta. Vetë kryeprokurorja shqiptare Ina Rama ka ndaluar që prokurorët serbë të hetojnë në fshatin shqiptar për çështjen.
Në tetor të vitti 2008, Prokurori serb i krimeve të luftës Vladimir Vukçevic, mbërriti në Tiranë për të zhvilluar një takim me kryeprokuroren shqiptare, Ina Rama në lidhje me këtë cështje.