Ujërat detare, PD: Ankimimi i PS pa baza ligjore
Partia Demokratike e konsideroi si pa baza ligjore ankimimin e Partisë Socialiste në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë për ujërat detare. Deputeti i PD-së, Osman Metalla në një konferencë për shtyp ka theksuar se është "sulm ndaj interesave të vendit" atakimin që i bëhet nga opozita marrëveshjes detare me Greqinë.
"Atakimi që i bëhet kësaj marrëveshjeje është një sulm që i bëhet interesave të Shqipërisë.
Vendosja e kufijve detarë është një element i rëndësishëm strategjik për sigurinë kombëtare", tha deputeti Metalla.
Sipas tij "në asnjë kohë nuk ka pasur kufij të përcaktuar detarë mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Greke. Në përcaktimin e vijës ndarëse janë zbatuar praktikat më të mira të së drejtës ndërkombëtare detare".
Marrëveshja dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për delimitimin e hapësirave detare dhe shelfit kontinental me Greqinë u ankimua një ditë më parë në Gjykatën Kushtetuese nga partitë e opozitës. Përfaqësues të PS-së u shprehën se kërkesa vinte nga shqetësimi se kjo marrëveshje ishte hartuar në mungesë të transparencës dhe në llogaritje të gabuara hartografike.