E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ndalohet kryeinspektori i ndërtimores

Policia e qarkut të Elbasanit ka ndaluar ditën e sotme kryeinspektorin e ndërtimores Kujtim Hazbiu. Sipas informacioneve Hazbiu është ndaluar nga policia e Elbasanit pasi dyshohet se në kohën kur ka qënë në postin e kryetarit të komisionit për të pastrehët në Këshillin bashkiak të Elbasanit ai ka abuzuar me banesat e të pastrehëve.
Mësohet se ndalimi i kryeinspektorit të ndërtimores është në sajë të një hetimi të mëparshëm të prokurorisë kur Hazbiu mbante postin e kryetarit të komisionit për të pastrehët në Këshillin bashkiak të Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›