Basha: Lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore, prioritet i qeverisë

Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, është një ndër prioritetet e rëndësishme të qeverisë Shqiptare, u shpreh Ministri i Brendshëm Lulzim Basha në Ministerialin e BE-së
'Drejt një veprimi global kundër trafikimit të qenieve njerëzore" ishte tema e konferencës, që u zhvillua nën kujdesin e presidencës suedeze të BE dhe Mbretëreshës Silvia të Suedisë, në datat 19 dhe 20 tetor të këtij viti në Bruksel.
Në këtë takim u diskutuan sfidat e rëndësishme kundër trafikimit të qënieve njerëzore nga ana e vendeve të BE ,si dhe forcimi i partneritetit në drejtim të luftës kundër këtij trafiku dhe mbrojtjes e rehabilitimit të viktimave.
"Ashtu siç theksoi edhe raport progresi, -tha Basha,- këtë vit Shqipëria ka bërë përparime në luftën kundër këtij trafiku, duke zbatuar Strategjinë Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore". Basha tha se Shqipëria është vlerësuar si vendi me praktikën më të mirë në rajon për ndërtimin dhe vënien në funksionim të bazës së të dhënave për viktimat e trafikut. Ai vlerësoi të suksesëshme luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.