E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujërat e lumenjve shtojnë rrezikun për ndotje

Sipas specialistëve, ujërat e lumenjve janë edhe një ndër shkaqet kryesore të ndotjes së bregdetit shqiptar. Ujërat e zeza dhe ato industriale të qyteteve dhe të industrive kryesore derdhen në det të papërpunuara. Ndotja urbane është shqetësimi kryesor në 10- vjeçarin e fundit,

kryesisht e lidhur kjo me shtimin e popullatës në zonën breg-detare dhe konsumin e përditshëm të produkteve të ndryshme (kryesisht ambalazhet plastike). Ndërkohe ka një mungesë totale të impianteve të pastrimit të mbetjeve të lëngëta e të ngurta, një pjesë e mirë e plazheve shqiptare të Adriatikut ndoten nga ujërat e lumenjve, të cilët hyjnë të pastër nëpër qytetet shqiptare, por dalin shumë të ndotur prej tyre. Sipas specialistëve, niveli i nitrateve në ujërat e lumenjve është shume i mirë (cilësia 1), por jo ai i fosfateve, që është më i larte se duhet. Kjo ndotje vjen ngaqë njerëzit përdorin shume detergjente për larjen e rrobave, enëve, duarve etj., sidomos në qytete. Këto ujëra transportohen për në detin Adriatik.

Last Updated on E Merkure, 24 Mars 2010 22:02

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›