Kryebashkiaku Rama: Punimet nisin së shpejti
Projekti pën sheshin Skënderbej
Së shpejti do të fillojnë punimet në sheshin Skënderbej. Kështu tha dje kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, gjatë inspektimit që i bëri përfundimit të punimeve të rikonstruksionit të rrugës Abdi Toptani në kryeqytet. Rama tha se rikonstruksioni i kësaj rruge është pjesë e skemës për përballimin e trafikut. Kreu i bashkisë shtoi: Së shpejti, bashkia do të fillojë punimet në sheshin Skënderbej për rivitalizimin e tij. Sheshi do kthehet së shpejti në një kantier pune. Ndërkaq, nga kreu i Bashkisë së Tiranës nuk janë kursyer akuzat ndaj qeverisë. Sipas Ramës, qeveria po bëhet e shurdhër dhe pengesë për shpronësimet, në kuadër të nisjes së punimeve për Unazën e Vogël në Tiranë. Por, do tia dalim, se jemi mësuar me pengesa dhe jo të vogla, - theksoi Rama.