E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Sharlatanet nuk mund te bllokojne regjistrimin

Ministri i Inovacionit dhe i Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo tha dje se ligji i censusit ne vetvete do te kete si objekt vetem te dhenat statistikore. Ne nje interviste dhene per televizionin "ABC News", Pollo ka sqaruar arsyet se perse zbatimi i ketij ligji eshte i domosdoshem dhe perse qytetaret duhet te bashkepunojne. Sipas tij ligji eshte i bazuar ne besimin e qytetareve dhe do te respektohen deklarimet e tyre. Ndersa ka shtuar se do te kete dhe sanksione per rastet kur qytetaret refuzojne dhe se askush nuk mund te bllokoje procesin. Pollo ka komentuar dhe reagimet e ndryshme qe jane kunder ketij ligji. "Keto jane marrezirat e radhes te hedhura nga sharlatane te ndryshem", tha ai. Ministri ka komentuar dhe deklaratat se regjistrimi do te shfrytezohet nga persona qe kane nderruar kombesine me vendime gjykate te dyshimta. Ne lidhje me kete ceshtje, ministri u shpreh se shifrat per keto raste nuk jane te sakta. Ndersa ka theksuar se cdo pretendim duhet te verifikohet. Por nga ana tjeter, Pollo ka theksuar se nga shifrat aktuale, keto ndryshime nuk sjellin asnje ndikim ne shifrat qe kane nxjerre regjistrimet e meparshme. "Shifrat e dhena jane minimale. Te cilat nuk kane asnje impakt me censusin. Ceshtja ka te beje me nje rubrike kombesie qe nuk ka pse te jete ne regjistrin e gjendjes civile. Eshte nje shifer minimale, qe nuk ndikon. Shifrat qe kemi per pakicen greke dhe per ata qe deklarohen si shqiptare jane po ato shifra qe jane konfirmuar ne nje menyre ose ne nje tjeter edhe ne censuset e bera pas vitit 1945", tha dje Pollo. Nga ana tjeter, ai ka theksuar se nje njeri nuk mund te ndryshoje identitet per interesa te caktuara te momentit. "Eshte shume e thjeshte, nuk kane perse ta bejne sepse nuk kane asnje perfitim. Nese dikush me pare deklarohej homogjen, ai kishte emer dhe shkonte merrte kartat e homogjenit ne Greqi dhe kishte perfitime per qendrimin etj. Ketu ai qe do te deklarohet, jo vetem qe eshte nje pike uji, por eshte nje pike uji anonime. Askush nuk do te dije se cfare ka thene dhe cfare eshte deklaruar, grek, apo italian, etj", tha Pollo. Ai shtoi se te njejtin proces e ka bere dhe Mali i Zi, i cili ka probleme me etnite shume te medha ne kete drejtim. Nga ana tjeter Pollo u shpreh se nuk mund te ndalohet ky proces. Ai ka thekuar se pervec dy pyetjeve, te tjerat jane te detyrueshme dhe nese qytetaret nuk pergjigjen do te kene gjoba. "Opsionale jane vetem dy pyetje. Te gjitha te tjerat jane te detyrueshme. Une i bej apel popullsise qe te marrin pjese ne census. Te gjithe duhet te bashkepunojne me anketuesit. Ata qe nuk bashkepunojne per censusin denohen me gjobe", tha dje Pollo. Ai ka theksuar se pavaresisht deklaratave abuzive nga individe dhe organizata ne media, askush nuk mund te beje deklarim. "Per ceshtjen e perkatesise etnike une mendoj se nese nje njeri ndjehet shqiptar e thote ate pa droje. Presionet nuk mendoj se do te ndikojne per deklarim artificial. Ne kemi bere census ne 1923 kemi bere ne 1930, per te vazhduar me ato qe ka thene shteti komunist. Pra nuk eshte ndonje gje e re", tha Pollo.

"Raporti i OSBE/ODIHR, vlereson arritjet"

Ministri Genc Pollo ka komentuar dhe raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet vendore te tete majit. Ai ka theksuar se fraza kryesore, e cila eshte pranuar nga te gjitha palet, eshte se zgjedhjet ishin "kompetitive dhe transparente". Sipas tij, ky vleresim eshte mjaft inkurajues. "Zgjedhje te paqortueshme nuk ka as ne SHBA dhe ne vendet e tjera. Ajo qe di une eshte se ne cdo raport ka fraza kyce. Fraza kyce ishte qe zgjedhjet ishin kompetitive dhe transparente. Askush, as PS nuk mund te kontestoje qe fraza kyc ishte qe keto zgjedhje ishin kompetitive dhe transparente. Kjo eshte nje arritje e madhe", tha dje Pollo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›