E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujërat mbysin teatrin antik të Hadrianopolit

Reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë përmbytur tërësisht teatrin antik të Hadrianopolit, duke krijuar një sërë problemesh pas zbulimeve të rëndësishme në këtë zonë. Rruga hyrëse në zonën e Hadrianopolit për momentin është e pakalueshme nga mjetet dhe këmbësorët si rezultat i prezencës së ujërave dhe baltës. Nga ana tjetër shumë pjesë antike, të cilat janë zbuluar nga disa ekspedita vendase e të huaja tashmë janë nën ujë dhe kjo sipas specialistëve

 është një situatë shumë e vështirë, pasi rrënon dhe punën disa vjeçare, por ndërkohë që po shkatërron vlerat që ka kjo zonë. Situata në të cilën ndodhte ky teatër antik ka bërë që specialistë nga sektori i arkeologjisë të nisin marrjen e masave, të cilat kanë të bëjnë dhe me matjen e nivelit të ujërave në këtë sitin arkeologjik. Ndërkohë që matjet e nivelit të ujërave janë në funksion të një studimi, që po bën univerteti italian për ndërhyrjet në zonën arkeologjike që përmbytet. Teatri e Hadrianopolit, i cili ndodhet rreth 10 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës në luginën e Drinit, ka një kapacitet prej 4 mijë spektatorësh, është i pajisur me 27 shkallë, ka 4 hyrje dhe një skenë me dy kate. Objekti datohet rreth 10-vjeçarëve të mesit të shek. II p. k. Ky teatër është evidentuar për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore, prej arkeologut austriak Prashniker. Gërmimet e para në këtë teatër janë bërë prej Institutit të Arkeologjisë, i kryesuar nga arkeologu Apollon Baçe, që në vitet 80. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›