E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujerat rinegocimi nis ne vjeshte

Marreveshja per delimitimin e Shelfit Kontinental dhe Zonave te tjera Detare me Greqine

Marreveshja e delimitimit te Shelfit Kontinental dhe Zonave te tjera Detare e njohur ndryshe si Marreveshja e Ujerave me Greqine pritet te hyje ne axhenden e rinegocimit ne fillim te vjeshtes. Burime nga qeveria shqiptare bejne te ditur se Kryeministri Sali Berisha ka urdheruar ngritjen e grupit te punes apo ekipit negociator i cili se bashku me palen greke do te hulumtoje mundesite e ritrajtimit te paktit pas rrezimit qe Gjykata Kushtetuese i beri draftit te pare ne vitin 2009-2010. Ne procesin qe pasoi Ministria e Jashtme e Shqiperise ne konsultimet vjetore qe zhvilloi me palen greke ne krye te se ciles ishte sekretari i pergjithshem ne Ministrine e Jashtme helene Yannis-Alexis Zepos eshte rene dakord per ngritjen e nje grupi te opsioneve i cili do te duhet te gjeje pika takimi per hartimin e nje marreveshjeje te re qe te respektoje interesat e te dyja paleve por edhe te mos cenoje vendimin e Gjykates Kushtetuese shqiptare. Nga ana e vet pala greke disa here ka bere te ditur se pakti fillestar eshte ai i duhuri edhe per faktin se mbi te qendron firma shqiptare. Per kete arsye nuk dihet se ne cilen rruge do te ecet per te zbardhur nje dokument te ri me koordinata te tjera te cilat u vleresuan problematike te pakten ne tre rajone detare. Njera ishte vija ne mes te Kanalit te Korfuzit ku diskutohej vlera e shtuar e nje shkembi ujor i quajtur Barketa e dyta ishte ndarja e bere ne rajonin e Sarandes sidomos ne mbylljen e gjirit dhe perkufizimit te tij dhe e treta ishte pika treshe me Italine ne veriperendim te Rrugeve te Bardha ne Palase ku duket se interferuan edhe interesat e Romes zyrtare. Por ajo qe duket se po aktualizohet per shkak se qeveria e Sali Berishes hyn ne dy vitet e fundit te saj per kete mandat eshte se premtimi i bere per paktin detar dhe regjistrimin e popullsise kane dale ne siperfaqe si dy ceshtje qe ne cdo rrethane e kerkojne nje zgjidhje. Jo vetem per shkak te apelit te fqinjit jugor por edhe per interesin shqiptar i cili deri me tani ia ka dale te shtyje ne kohe problemet qe mbeten po aty. Ne kuader te marreveshjes se ujerave disa prej arsyeve qe jane hamendesuar si shkak i tensioneve kane qene pervec cedimit territorial edhe prania e gazit dhe naftes ne rajonin detar te jugut te Shqiperise qe e rrit ndjeshem vleren e vijes kufitare me kete rast. Nderkohe Shqiperia ne vitin 1992 pas gati 8 vjet negociatash ka nenshkruar Marreveshjen e Shelfit me Italine qe eshte shteti me te cilin ndahet edhe hapesira me e madhe ujore ne Jon dhe Adriatik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›