Permet aksident rrugor aksidentohet nje person
Një kamion përplaset me një motorr në qendër të qytetit të Përmetit, me pasojë plagosjen e rëndë të një personi.
Sipas informacioneve të fundit, i lenduar është drejtuesi i motorrit, shtetasi Bledi Cafoku, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të gjetur shkaqet e aksidentit, ndërkohë që është ndaluar shoferi i kamionit.