Ujësjellësi debitor për energjinë, CEZ lë pa ujë 3 qytete

Uji i pijshëm ka “shteruar” në tre qytete kryesore në vend, që prej natës së mbrëmshme. Durrësi, Vlora dhe Fieri prej disa orësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Kjo ndërprerje e furnizmit me ujë të pijshëm ka ardhur si pasojë e një borxhi me vlerë të konsiderueshme monetare kundrejt CEZ shpërndarje, i cili ka shkëputur energjinë elektrike që furnizojnë pompat e këtyre qyteteve. Kështu, në Durrës të gjitha banorët kanë varur shpresat tek bidonat me ujë të blerë, si për të pirë, ashtu edhe për shërbime të tjera të përditshme. Kjo pasi nuk ka funksionuar stacioni i pompimit të ujit të pijshëm në Fushë Kuqe. Sipas burimeve nga ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve në Durrës CEZ ka ndërprerë furnizmin me energjie elektrike, duke lënë pa ujë të pijshëm disa lagje në qytet, si pasojë e borxheve që i kanë ndërmarrjet Cezit, ku ky i fundit ka kërkuar të gjithë shumën e prapambetur në total, dhje jo të paguar me këste. E njëta situatë duket se po shqetëson edhe banorët e Vlorës. CEZ ka mbyllur 5 mototpompat e ujit të ftohtë, që furnizojnë me ujë gjithë qytetin. Drejtoresha e ujësjellësit në Vlorë Varvara Gjika ka thënë për “Ora Neës” se ky fakt ka ardhur si pasojë e akumulimit prej kohësh të një borxhi ndaj CEZ. Gjika është shprehur se drejtoria nuk e përballon dot likujdimin e shumës në fjalë, ndërsa ka shtuar se ligjërisht askush nuk të drejtë të bllokojë ujin e pijshëm pasi rrezikon përhapjen e epidemive në qytet dhe në dy spitalet e Vlorës. Edhe në Fier banorët po përballen me mungesën e ujit të pijshëm që prej ditës së djeshme për të njëjtin shkak, ku pompat e furnizimit më ujë të pijshëm kanë ndaluar së punuari në fshatin Kafaraj.