E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dodik: Referendumi anulohet

Liderishipi serb i Bosnjes ka vendosur që të anulojë referendumin, organizimi i të cilit kishte nxitur krizë politike në Bosnje.

Lideri i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik ka bërë publik vendimin pas takimit me Shefen e Diplomacisë së BE-së, Kethrin Eshton, në Banja Lukë, kryeqyteti i entitetit serb të Bosnjes, Republika Serbe.

Ai tha se do ta thërras parlamentin rajonal serb për të anuluar votimin pasi ka marrë garanci nga Eshton se do të trajtohen edhe shqetësimet e serbëve për sistemin juridik të Bosnjes.

Vizita surprizë e Eshtonit në Bosnje realizohet në kohën kur ekziston një çarje mes lidershipit të serbëve të Bosnjes dhe përfaqësuesit kryesor ndërkombëtarë në këtë shtet, Valentin Inzko.

Referendumi i planifikuar për muajin e ardhshëm do të pyeste serbët e Bosnjes nëse ata i përkrahin Institucionet qëndrore, të cilat e kanë për detyrë të trajtojnë krimet e luftës, krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Referendumi gjithashtu do të pyeste banorët e Republikës Serbe nëse ata e përkrahin fuqinë e Përfaqësuesit të Lartë që të imponojë ligje dhe të shkarkoj zyrtarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›