E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi i Tepelenës mbetet peng i luftës politike

Menaxhimi i ujësjellësit në Teplenë ende mbetet peng i një lufte politike mes strukturave lokale. Shoqëria aksionere prej një viti po zvarrit zgjidhjen e strukturave drejtuese dhe bordin e ri për shkak të mosmarrëveshjeve mes krerëve të rinj të njësive vendore aksionere dhe ish drejtuesve të ujësjellësit.
 

Bashkia e Tepelenës në cilësinë e njërit prej 7 aksionerëve ka thirrur disa ditë më parë mbledhjen e Asamblesë së Ujësjellësit dhe pasi ka kryer të gjitha procedurat ligjore ka kërkuar prej QKR-se Tepelenë regjistrimin e kompanisë si dhe ndryshimet në statut.
 

QKR nga ana tjetër ka refuzuar regjistrimin nën pretendimin se po shqyrtoheshin dokumentat e Asamblesë paralele, të mbledhur prej Drejtorit të Ujësjellësit dhe ish funksionarëve të njësive vendore të cilët kanë kërkuar rifomatimin e kësaj ndërmarrjeje, pasi kanë vendosur të shtojnë edhe 2 aksionerë të tjerë ne komunën e Lopësit dhe të Buzit.
 

Ujësjellësi i Tepelenës funksionon si shoqeri aksionere dhe që prej vitit 2007 nuk janë reflektuar në QKR ndryshimet në strukturën e tij.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›