Inaugurohet permendorja ne nderim te policeve te rene ne krye te detyres

Përmes një ceremonie Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë përkujtuar të rënët në krye të detyrës. Kështu në Ditën e të Rënëve në Krye të Detyrës u inaugurua përmendorja në nderim të të policëve që humbën jetën në zbatim dhe respektim të ligjit.
Ministri Brendshëm, Flamur Noka u shpreh se “sot përulemi me nderim para dëshmorëve që dhanë jetën në krye të detyrës dhe përmes këtij memoriali ne nderojmë veprën e punonjësve të policisë”. Njëkohësisht, ministri Noka garantoi përmirësim të kushteve të punës për uniformat blu, por njëkohësisht dhe një luftë pa kompromis ndaj krimit.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj theksoi se policët e vrarë do të mbeten përherë në altarin e ndritur të kombit dhe akti i tyre do të kujtohet si një shembull nga të gjithë. Njëkohësisht, Burgaj bëri me dije se institucionet e policisë së shtetit do të bëjnë gjithçka për mundësuar strehimin, arsimimin dhe punësimin e fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës.
Gjithashtu edhe familjarët e të rënëve vlerësuan mbështetjen që Ministria e Brendshme dhe Qeveria Shqiptare kanë dhënë për strehimin, punësimin dhe shkollimin familjarëve të dëshmorëve të policisë Në ceremoninë e inaugurimit të memorialit ka marrë pjesë edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth.