E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi, invetime të reja për funizimin me ujë të pijshëm

Banorët e zonës së Liqenit të thatë në kryeqytet nuk do të vuajnë më mungesën e ujit të pijshëm. Sipas drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës Sait Dollapi po bëhet i mundur shtrimi i 3.5 km rrjet shpërndarës dhe brenda muajit qershor kjo zonë do të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm.

Sipas tij Ujësjellësi po kryhen punime edhe në disa zona problematike në kryqytet si në Shkozë, Dajt, Laprak, Babrru dhe Paskuqan ndërsa shtoi se po bëhet e mundur që këtë vit banorët e kryeqytetit të mos kenë më shqetësime përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.
 

Gjithashtu Dollapi theksoi se Ujësjellësi do të vijojë aksionin për plotësimin e abonentëve me matësa por edhe për prerjen e ujit të pijshëm për debitorët.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›