E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujësjellësi, shtrenjtohet edhe uji

Listës së çmimeve të ngritura do ti shtohet edhe çmimi i ujit. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Sait Dollapi, ka bërë zyrtare kërkesën për rritjen e çmimit të ujit.

Sipas propozimit të Ujësjellësit për Entin Rregullator të Ujit, çmimi i ujit do të rritet me 2/3. Për konsumatorin e thjeshtë, çmimi i ujit është propozuar të shkojë në 55 lekë për metër kub, nga 33 lekë që është aktualisht.

Propozimi i Ujësjellësit përcakton që çmimi i një metri kub ujë për entet private të rritet nga 120 lekë në 150, për prodhimin e pijeve alkoolike nga 140 në 200 lekë për metër kub dhe për shitjen me shumicë të dyfishohet nga 10 lekë në 20 lekë për metër kub.

Dollapi e argumenton rritjen e çmimit të ujit me realizimin e investimeve që do ti garantojnë kryeqytetit furnizim me ujë 24 orë pa ndërprerje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›