Marok, fiton zgjedhjet partia PJD
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka shpallur fitoren në zgjedhjet e para parlamentare në Marok.
Pas Tunizisë, PJD-ja, është partia e dytë islamiste e cila do të udhëheq një vend në Afrikën Veriore.
Mësohet se pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje ishte 45 %. Ashtu sikurse dhe në shumë vende të tjera të botës arabe, marokienët në pjesën e parë të vitit 2011 dolën në shesh, me kërkesën për më shumë demokraci.