Rama nis një vizitë tre ditore në Kosovë
Share
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të nisë ditën e sotme një vizitë tre ditore në Kosovë, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të shtetit kosovar, duke nisur që nga kryeministri Thaçi.
Përveç kësaj, Rama do të ketë mundësinë që të promovojë në Prishtinë edhe librin e tij Kurban, që ka ngjallur shumë kureshtje tek njerëzit dhe është duke thyer rekorde shitjesh.
Vizita e Ramës në Kosovë bëhet pas udhëtimit të tij në Bruksel, ku u takua me komisionerin Stefan Fyle dhe mori pjesë në takimin e Partive Socialiste Europiane.