Ujëvara e Selckës në Dropull, bukuria, flora dhe fauna, një atraksion për adhuruesit e natyrës së egër

Magjia e Ujëvarës në Grykën e Selckës ,nga viti në vit , po tërheq sa më shumë vizitorë, vendas dhe të huaj. Adhuruesit e natyrës së egër, të florës dhe të faunës së kësaj Gryke, prej 6 kilometrash, nisen shpesh nga qyteti i gurtë dhe marrin rrugën e vështirë drejt juglindjes ,prej 25 kilometrash, kryesisht me makina me qira..
Jani Baçi, është banor i fshatit Selckë dhe shpesh herë shoqëron vizitorët, jo vetëm në drejtim të ujëvarës, por edhe në vendlindjen e tij, për të cilën është krenar dhe e konsideron stacion atraksioni me disa monumente siç janë Kisha e ” Shën e Premtes” apo Çezma e Vjetër.
Gjithashtu, Jani, është i vetëdijshëm se duhet të krijohen shtigje më të qarta dhe më të sigurta drejt Ujëvarës, si dhe të ketë tabela orientuese, jo vetëm më shumë në numër, por edhe më të dallueshme.