Uji i pijshëm, Higjiena: Në Tiranë, 5 zona të ndotura

Tiranë, 13 maj, NOA - Epidemia e Ballshit mund të përsëritet në kryeqytet nëse nuk merren masa për të ndërhyrë në rrjetin e Ujësjellësit.
Alarmi jepet nga drejtoria e shëndetit publik të Tiranës e cila ka vërejtur ndotje bakteriale të ujit të pijshëm në 5 zona të Tiranës, në Rrugën e Durrësit, ku ndotja është përsëritur tre herë gjatë muajit prill, në rrugën Thanas Ziko, në Rrugën Bardhyl, në sheshin Avni Rustemi dhe në Tiranën e Re.
Sipas inspektorit sanitar, Sazan Skuka, situata paraqitet më problematike, në zonën pranë sheshit Avni Rustemi, ku ndotja është përsëritur 6 herë gjatë muajit prill.
Nga 913 analiza që kryejmë çdo muaj, pas marrjes së mostrave të ujit në 31 pika fundore në rrjetin e Ujësjellësit në Tiranë, 41 analiza treguan se ka ndotje bakteriale në 5 zona, por duhet theksuar se nuk ka pasur vazhdimësi. Ajo që vlen të theksohet është fakti se uji që del nga depot është i pastër por ndotja vihet re në rrjetin shpërndarës si pasojë e ndërhyrjeve të shumta të qytetarëve, shprehet specialisti.
Në lidhje me sasinë e klorit në ujë, drejtoria e shëndetit publik vëren se ajo është respektuar nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës.
Po sot në ministrinë e Shëndetësisë, ministri Petrit Vasili ka mbledhur drejtorët e drejtorive të shëndetit publik në rrethe ku u ka komunikuar udhëzimin për shtimin e dozës së klorit në rrjetin e ujësjellësit, nga 0.5 miligramë deri në 1 miligramë. Në lidhje me epideminë e ujit në Ballsh, specialistët e ministrisë thanë dje se nga analizat u vu re se përveç ndotjes bakteriale, niveli i klorit në ujë ishte mjaft i ulët, rreth 0.1-02 miligramë.
b.a/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")